Partia Bindja Demokratike e sapokrijuar nga Astrit Patozi ka depozituar mbrëmjen e djeshme në limitet e afateve kohore listën e kandidatëve për kryetarë bashkish.
Ditën e sotme, zëdhënësja Antonela Bregu ka prezantuar kandidatët për 25 bashki si dhe profilet e tyre.
Deklarata e plotë:
“Unë quhem Antonela BREGU. Jam studente ekselente në vitin e 3, dega Informatikë Ekonomike në Universitetin Europian të Tiranës. Pas rezultateve të larta në universitet, kam fituar nje bursë në Suedi për studimet master në degën Inxhinieri Informatike, të cilin e filloj në vjeshtë të këtij viti. Kam kryer më herët një semestër studimi në Universitetin Aldo Moro, në Bari në kuadrin e shkëmbimit studentor Erasmus+.
(Por) Edhe pse e di se vendi po kalon një krizë të thellë politike, si pasojë e qeverisjes së keqe, unë nuk mendoj se ikja nga Shqipëria prej zhgënjimit është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe padrejtësia, që ekziston këtu.
Kur u krijua BINDJA DEMOKRATIKE isha ndër të parat që u afrova për t’u anëtarësuar, sepse mendoj se është forca politike, që mund të shërbejë si zgjidhje për Shqipërinë, një projekt i ri dhe një model i ri për të ardhmen e saj.
Dhe vetëm disa ditë pas pranimit të kërkesës sime për t’u anëtarësuar në këtë parti, sot jam e mandatuar nga Bordi i Përkohshëm Përfaqësues i saj që të bëj këtë komunikim të rëndësishëm për mediat:
Unë ndjehem shumë e nderuar dhe e privilegjuar të prezantoj sot kandidaturat tona për bashkitë e Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.”
Ata janë, sipas rendit alfabetik:
BASHKIA BERAT- PAVLO SHKARPA
LINDUR DHE RRITUR NE BERAT, ZOTI PAVLO SHKARPA EDHE SI DREJTUES I SHOQATES ANTIPATREA ESHTE NJE NGA QYTETARET ME TE SPIKATUR TE BERATIT SI KONTRIBUTOR KRYESOR I RUAJTJES SE VLERAVE HISTORIKE TE QYTETIT DHE LOBUES I BERATIT NE UNESKO. PAVLO SHKARPA ESHTE INXHINIER DHE HARTUES I DHJETRA PROJEKTEVE TE RUAJTJES DHE PROMOVIMIT TE QYTETIT TE BERATIT.
BASHKIA BULQIZE – ILIR BALLA
INTELEKTUAL, ARSIMTAR, LINDUR DHE RRITUR NE SHUPENZE. KA MBAJTUR POSTE TE LARTA NE ADMINISTRATEN ARSIMORE DHE ATE VENDORE. PREJ VITIT 2003 E NE VIJIM PUNON SI MENAXHER NE SEKTORIN PRIVAT.
BASHKIA CERRIK- MERITA XHIKA
SHUME AKTIVE NE JETEN PUBLIKE TE QYTETIT TE CERRIKUT, MERITA ESHTE MESUESJA E QYTETIT, QE KA MARRE PERSIPER TE ANGAZHOHET DHE KONTRIUBUOJE JO VETEM NE EDUKIMIN E TE RINJVE TE CERRIKUT, POR EDHE NE PERMIRESIMIN E JETES SE TE GJITHE QYTETIT.
BASHKIA DEVOLL- FEJZI SHAHOLLI
FIZIKANT NE FORMIM, AI MBAN DHE FUNKSIONIN E SEKRETARIT TE MARREDHENIEVE NDERKOMBETARE TE KOMUNITETIT MUSLIMAN DHE KA KRYER TRAJNIME DERI NE DEPARTAMENTIN E SHTETIT AMERIKAN. I ESHTE OFRUAR QYTETIT KU JETON SI KANDIDAT I PAVARUR NE KETO ZGJEDHJE DHE KA TE GJITHE MBESHTETJEN E BINDJES DEMOKRATIKE PER TE FITUAR KUNDER QEVERISE NE BASHKINE E DEVOLLIT.
BASHKIA DURRES – VALBONA SAKOLLARI
MUND TE KONSIDEROHET PA E TEPRUAR SI NJE ZBULIM I BINDJES DEMOKRATIKE, NJE OFERTE FANTASTIKE PER DURRESIN ME 30 QERSHOR.. ME NJE KARRIERE TE ADMIRUESHME NE SIPERMARRJEN PRIVATE, PEDAGOGE NE UNIVERSITET DHE E SUPERKUALIFIKUAR BRENDA E JASHTE VENDIT. LE TE JETE AJO DHURATA E BINDJES DEMOKRATIKE PER ATE QYTET.
BASHKIA DIBER – SHKELZEN QOKA
I DIPLOMUAR NE MENAXHIM BIZNES, SHKELZEN QOKA KA NJE KARRIERE TE ADMIRUESHME JO VETEM NE SEKTORIN PRIVAT POR EDHE NE ATE PUBLIK DUKE PERFSHIRE FUNKSIONE TE LARTA PUBLIKE SI ISH KRYETAR KOMUNE. HARTUES DHE MENAXHUES I DHJETRA PROJEKTEVE ZHVILLUESE NE RRETHIN E DIBRES.
Bashkia KOLONJE- FATJON FEKA
NJE DJALE I RI NE MOSHE POR ME KUALIFIKIME TE PLOTA SI ADMINISTRATOR ME PRERVOJE NE SEKTORIN E PUSHTETIT VENDOR TE RRETHIT TE ERSEKES. I ANGAZHUAR QE DITET E PARA ME BINDJEN DEMOKRATIKE.
BASHKIA-GRAMSH SABRI IBRAHIMI
SABRI IBRAHIMI ESHTE NJE GRAMSHJOT JO PAK I NJOHUR DHE GJITHMONE NJE QYTETAR I ANGAZHUAR PER ZHVILLIMIN E TREVES KU KA LINDUR DHE ESHTE RRITUR. I DIPLOMUAR SI INXHINIER NDERTIMI, SABRI IBRAHIMI ESHTE PROJEKTUES I JO PAK VEPRAVE PUBLIKE NE QYTET DHE ME GJERE.
BASHKIA KAVAJE- BLEDAR SINELLA
NJIHET SI NJE NGA KONTRIBUESIT ME TE SPIKATUR TE SPORTIT TE FUTBOLLIT KAVAJAS DHE SHQIPTAR, SI TRAJNER I DISA PREJ KLUBEVE TE KATEGORISE SUPERIORS DHE KOMBETARES SE MOSHAVE SHQIPTARE. KA PERFUNDUAR UNIVERSITETIN E EDUKIMIT FIZIK DHE ATE TE DREJTESISE DHE SOT OFROHET PER TE QENE QYTETARI I PARE I KAVAJES.
BASHKIA KAMEZ-YLBER GJETA
QENDRESTAR I VENDOSUR I TE DJATHTES SHQIPTARE NE PERIUDHAT ME TE VESHTIRA TE OPOZITARIZMIT NE VEND. PJESETAR I GREVES SE URISE SE STUDENTEVE NE VITIN 1998, YLBER GJETA KA QENE GJITHMONE AKTIVIST I RADHEVE TE PARA TE LEVIZJEVE STUDENTORE DHE OPOZITARE NE SHQIPERI.
BASHKIA KELCYR-SHKELQIM MUHAJ
SHKELQIM MUHAJ ESHT NJE DJALE I TREVES SE KELCYRES QE ZOTERON NE ZONE NJE NGA BIZNESET ME TE MIRA TE AGROTURIZMIT DHE AGROPERPUNIMIT.
BASHKIA KLOS- BEDRI HOXHA
DISA HERE DEPUTET I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE, BEDRI HOXHA ESHTE NJA NGA POLITIKANET ME AKTIVE DHE TE NIVELEVE ME TE LARTA TE QARKUT TE DIBRES. KESAJ HERE KA VENDOSUR QE NE CILESINE E KANDIDATIT TE PAVARUR TE BEHET QYTETAR I PARE I BASHKISE KLOS DHE KA TE GJITHE MBESHTETJEN E BINDJES DEMOKRATIKE, SI NJE OFERTE E SHKELQYER OPOZITARE PER QYTETIN E KLOSIT.
BASHKIA KORCE- LEONARD OLLI
ANTAR I BORDIT THEMELTAR TE BINDJES DEMOKRATIKE DHE PERSONAZH SHUME AKTIV NE JETEN POLITIKE TE VITEVE TE FUNDIT. I LAUREUAR NE SHKENCAT E KOMUNIKIMIT AI KA QENE FUNKSIONAR I LARTE I OPOZITES SHQIPTARE NE KESHILLIN BASHKIAK TIRANE.
BASHKIA KUKES- ABEDIN URUCI.
ABEDIN URUCI ESHTE NJE NGA KONTRIBUTORET KRYESORE TE QARKUT TE KUKESIT, QE KA MBAJTUR POSTE TE RENDESISHME QE NGA VITI 2000 E DERI ME SOT, SI KRYETAR I KOMUNES KOLSH DHE KRYETAR I QARKUT TE KUKESIT DERI ME TANI.
BASHKIA KURBIN – EDMOND PIROLI
PAVARSISHT SE JURIST I RI NE MOSHE, ME NJE KARRIERE TE ADMIRUESHME NE FUSHEN E AVOKATISE, KA KONTRIBUAR SI ZYRTAR I LARTE NE INSTITUCIONET E REGJISTRIMIT TE PASURIVE DHE ATO PENITENCIARE. ESHTE NJE NGA PINJOLLET E FAMILJEVE ME TE SHQUARA DHE ATDHETARE TE KURBINIT.
BASHKIA LEZHE – SALVADOR KACAJ
SALVADOR KACAJ, IKONA E FUTBOLLIT TE BESELIDHJES DHE KOMBETARES QE ME VEPRA KONKRETE E KTHEU SHENGJININ NE EMBLEMEN E TURIZMIT SHQIPTAR. ADMINISTRATORI I SUKSESSHEM QE MERITOI VEMENDJEN ME TE MADHE EDHE NDERKOMBETARE, PERFSHI DHE BINJAKEZIME TE NIVELEVE ME TE LARTA. ZOTI KACAJ ESHTE NJERIU I FITOREVE SPEKTAKOLARE SPORTIVE DHE ELEKTORALE.
BASHKIA MALESI E MADHE-PJERIN SPATHARI
KANDIDATI I BINDJES DEMOKRATIKE PER MALESINE E MADHE KA NISUR ANGAZHIMIN PUBLIK SI PJESEMARRES I LEVIZJES STUDENTORE 90. KA QENE KRYETAR KOMUNE I ZONES SE KASTRATIT, NENKRYETAR I QARKUT SHKODER, PREJ 10 VITESH RRESHT KRYETAR DHE NENKRYETAR I DEGES SE PARTISE DEMOKRATIKE MALSI E MADHE, KA QENE NGA THEMELTARET E PARE TE BINDJES DEMOKRATIKE NE KETE TREVE.
BASHKIA SARANDE – ILIR NIKOLLA
KANDIDAT I PAVARUR PER DREJTIMIN E BASHKISE TE SARANDES, KA MBESHTETJEN E PLOTE TE BINDJES DEMOKRATIKE NE KETE SFIDE. I DIPLOMUAR NE DY FAKULTETE, KA PASUR NJE KONTRIBUT TE RENDESISHEM QE NE VITET E PARA TE DEMOKRACISE NE ADMINISTRATEN SHTETERORE DHE VENDORE NE QARKUN E SARANDES.
BASHKIA SELENICE- MARILDO HODAJ
MARILDO HODAJ ESHTE NJE I RI I DIPLOMUAR NE FAKULTETIN EKONOMIK, DEGA TURIZEM, I ANGAZHUAR VITET E FUNDIT JO VETEM NE SEKTORIN PUBLIK, POR EDHE NE ATE PRIVAT SA I PERKET MENAXHIMIT TURISTIK.
BASHKIA SKRAPAR-DEJVIS HEBIBASI
LINDUR NE QYTETIN E SKRAPARIT KA KRYER STUDIMET E LARTA NE FUSHEN E EDUKIMIT FIZIK. SI I RI, KA QENE GJITHMONE I ANGAZHUAR NE JETEN E QYTETIT DHE KA SPIKATUR SI MENAXHER NE SEKTORIN PRIVAT.
BASHKIA SHIJAK- ARBEN POHUMI
BIZNESMEN I NJOHUR I QYTETIT TE SHIJAKUT QE DITET E PARA TE NDRYSHIMIT TE SISTEMIT, KA THEMELUAR DHE ADMINISTRON KOMPANINE AG MOTORS. I VLERESUAR ME TITULLIN QYTETAR NDERI I DURRESIT, KA SPIKATUR SI INDIVID ME INISIATIVE TE VECANTE DHE KONTRIBUES NE JETEN PUBLIKE TE QYTETIT.
BASHKIA TIRANE – ARBEN SKENDERI
ARBEN SKENDERI DO TE JETE SHARM I FUSHATES SE KRYEQYTETIT. NJE NDER ARTISTET DHE PEDAGOGET ME TE NJOHUR TE VENDIT, I PERZGJEDHURI I BINDJES DEMOKRATIKE PER TE BERE DIFERENCEN ME FALSITETIN E RILINDJES, QE KEMI PERBALLE. PERFAQESUES SHEMBULLOR I MODELIT TE RI QE DUAM TE SJELLIM PER TIRANEN DHE TE GJITHE SHQIPERINE.
BASHKIA TEPELENE – GEZIM MALKA
INXHINJER NDERTMI, 3 HERE KRYETAR KOMUNE, DHE DISA HERE TE TJERA DREJTUES NE ADMINISTRATEN VENDORE TE QYTETIT.
BASHKIA TROPOJE- EDISON HASANAJ
I LAUREUAR ME DY FAKULTETE NE FUSHEN E SHKENCAVE POLITIKE DHE SOCIALE, EDISON HASANAJ ESHTE NJE I RI NE MOSHE QE KERKON TE KONTRIBUOJE NE JETEN PUBLIKE TE QYTETIT TE TROPOJES.
BASHKIA VLORE- VALBONA MEZINI
VALBONA MEZINI, KA STUDIUAR PER GAZETARI DHE KA USHTRUAR PROFESIONIN E SAJ NE MEDIAT KRYESORE TE VENDIT. QE DITEN E PARE TE AKTIVITETIT TE SAJ POLITIK ESHTE SPIKATUR SI OPOZITARE ME MAZHORANCEN AKTUALE. KA MBAJTUR POSTIN E ANTARES SE KRYESISE TE PARTISE DEMOKRATIKE DHE QE DITEN E PARE TE THEMELIMIT ESHTE ANTARE E BORDIT PERFAQESUES TE BINDJES DEMOKRATIKE.
Ndërkohë, BINDJA DEMOKRATIKE ka kandidatë për këshilltarë në këto Bashki, të renditura më poshtë sipas rendit alfabetik:
BELSH, BERAT, BULQIZË, CERRIK, DELVINË, DEVOLL, DIBËR, DIVJAKË, DROPULL, DURRËS, ELBASAN, FIER, FINIQ, GJIROKASTËR, GRAMSH, HAS, HIMARË, KAMËZ, KAVAJË, KËLCYRË, KLOS, KOLONJË, KONISPOL, KORÇË, KRUJË, KUKËS, KURBIN, LEZHË, LIBOHOVË, LIBRAZHD, LUSHNJE, MALËSI E MADHE, MALIQ, MALLAKASTËR, MAT, MIRDITË, PATOS, PEQIN, PËRMET, POGRADEC, PRRENJAS, ROSKOVEC, RROGOZHINË, SARANDË, SELENICË, SHIJAK, SHKODËR, SKRAPAR, TEPELENË, TIRANË, TROPOJË, VAU DEJËS, VLORË, VORË.
“NË FUND, I UROJ TË GJITHË KANDIDATËVE TANË PUNË TË MBARË, POR PO ASHTU TË GJITHË GAZETARËVE DHE MEDIAVE NË SHQIPËRI. MIRUPAFSHIM.”
/a.rada