• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bill Klinton dhe një histori me puritanë dhe psikopatë!

by Dritan Hila
04/07/2023 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Një nga legjendat e përhapura në siujdhesën e Ballkanit e me siguri produkt serb, por që e recitojnë edhe shqip, është që Bill Klinton bëri luftën e Kosovës për shkak të skandalit Lewinski.
Nuk ka gjë më të pështirë se ky krijim. Në janar 1999 çështja Lewinski kishte marrë fund përfundimisht me një gjobë që duhej të paguante Bill Klinton. Bombardimet mbi Serbi filluan në mars. Çështja Lewinski ishte një problem i mbyllur për amerikanët që më shumë i vlerësonin Klintonit prosperitetin ekonomik të presidencës.

Sa për skandalin Lewinski, kjo ishte më shumë një hakmarrje e republikanëve për rastin e Nikson sesa e rëndësishme për amerikanët. Ishte presidenti që pati pëlqyeshmërinë më të lartë në fund të mandatit.

Për Kosovën, kontributi i tij ishte unikal. Nuk ishte e lehtë të fusje rishtas në luftë një kontinent që po shijonte të mirat e pasluftës së ftohtë dhe donte të harronte përgjakjen e ish-Jugosllavisë. Kosova u la pas dere në Dejton, por kujt i interesonte një vend me shumicë myslimane, për më tepër që Milosheviç nuk ishte kasapi që njohim ne sot.

Ndërkohë që Evropa qeverisej nga e majta, do të ishte e vështirë që të tërhiqej në një luftë kundër Serbisë e cila ishte edhe trashëgimtarja morale e Jugosllavisë së Titos. Laburistët anglezë e kishin si normë të pashkruar që duhej t’i bënin pushimet në Jugosllavi. E majta gjermane përshkohet nga një ndjenjë filo-sllave. Gerhard Shrwder është shembulli sesi ish-kryeministri gjerman i kohës së luftës në Kosovë është edhe mik për kokë i Putinit. Ca më tepër “Të Gjelbrit” e Joshka Fisher pjesë e koalicionit qeverisës, ishin pacifistë të thekur dhe i mëshonin ndalimit që kushtetuta gjermane i bënte për të marrë pjesë në luftëra jashtë kufijve.

Në Itali qeveriste Masimo Dalema, por në qeveri kishte Lamberto Dinin, një filo-sllav i lidhur edhe me interesa ekonomike me Serbinë. Spanjollët kishin dhe kanë ende probleme me krahinat që donin shkëputje, pavarësisht të drejtave për vetëvendosje të popujve. Kurse francezët ishin krijuesit e Jugosllavisë dhe miq të hershëm të serbëve.

Pa harruar që vetë amerikanët nuk e dinin ku binte Kosova dhe pse duhej të hynin në luftë për një vend që ishte sa një lagje e Nju Jorkut.

Bill Klinton dhe Madlen Ollbrajt duhet të luanin gjithë fijet e interesave, gjithë regjistrat e ndjenjave, për të marrë miratimin për këtë luftë. Së bashku me Tony Blair, ishin treshja e musketarëve që kthyen mbrapsht historinë. Për herë të parë në histori Serbia ishte armike e Perëndimit dhe targeti që duhej shkatërruar. Ishte një ngjarje që as serbët vetë nuk e besonin se mund të ndodhte deri ditën që bombat e para iu ranë mbi kokë.

Më tej, ishte investimi amerikan i Xhorxh Bush për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare.

Pas shpalljes së pavarësisë rruga e Kosovës ishte tërësisht më e lehtë, por që fatkeqësisht u mor me mendjelehtësi nga lidershipi kosovar. Gjithsesi Kosova nuk ka qenë kurrë më mirë sesa pas vitit 2000, e deri një vit më parë. Fatkeqësisht rishtas Kosova është në zgrip. 24 vite pas bombardimit të Serbisë për shkelje të drejtës së minoritetit shqiptar, Kosova është nën sanksione për shkak të shkeljes së të drejtave të minoritetit serb. Me këtë sy e shikon Perëndimi, pavarësisht sesi e shohim ne apo sesi Beogradi e shet të vërtetën. Vizita e Klintonit në Tiranë është një mesazh. Dhe një mesazh që ka lidhje me Kosovën.

Një ish-president amerikan ka të njëjtat të drejta me një princ të kurorës në një mbretëri. Ka akses në informacionet sekrete sikurse në ato diplomatike; nuk është një pensionist që nuk ka si shtyn kohën, por përdoret shpesh nga diplomacia amerikane për të dhënë mesazhe apo negociojë marrëveshje. Ndaj Klintoni nuk është në Tiranë as për të shtyrë kohën e as për t’i dhënë një dorë Edi Ramës. Vizita e tij është mesazh për pjellën e tij, Kosovën. Është një mesazh që mos ta bëjnë që në histori të mbetet si presidenti që nxori në dritë një shtet të dështuar. Nuk dihet a e kuptojnë këtë në Prishtinë./dritare.net

Next Post
Vizita e Bill Klinton në Shqipëri, Veliaj: Shprehëm mirënjohjen nga zemra për Presidentin; Tirana epiqendër politike e Ballkanit

Vizita e Bill Klinton në Shqipëri, Veliaj: Shprehëm mirënjohjen nga zemra për Presidentin; Tirana epiqendër politike e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com