Bill Gates ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, e këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.
Edhe pse themeluesi i Microsoft është vaksinuar plotësisht, thotë se akoma do të ndjekë masat mbrojtëse dhe rekomandimet siç është mbajtja e maskës mbrojtëse dhe larja e duarve apo dezinfektimi i tyre.
“Dua të jem shembull për të tjerët. Nëse vaksinoheni, akoma mund të jenë transmetues i infeksionit”, ka shtuar miliarderi amerikan.
Sipas ekspertëve shëndetësorë në SHBA, edhe ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe t’i përmbahen masave epidemiologjike kundër pandemisë.
Madje është dëshmuar që vaksina nga Pfizer dhe BioNtech është shumë efikase në parandalimin e simptomave të theksuara, por ende nuk dihet me siguri nëse plotësisht parandalon infeksionin.
Shumë po pyesin nëse do t’i rikthehemi normalitetit, apo të paktën nëse do të zbuten masat mbrojtëse si heqja e maskës apo distanca fizike.
Në anën tjetër Anthony Fauci, një nga epidemiologët më të vlerësuar në SHBA ka thënë se ekzistojnë mundësitë që amerikanët do t’i bartin maskat deri më 2022, dhe se kjo do të varet nga ajo se sa shpejt do të qarkullojë virusi në komunitet.