Në Brazil është arrestuar kreu i Komitetit Olimpik Europian, Patrick Hickey nën dyshimin për korrupsion në shitjen e biletave të Lojërave Olimpike Rio 2016.
Sipas mediave në Brazil arrestimi i tij ka ardhur pas dyshimeve për kalim të paligjshëm biletash që ato me vone të shiteshin më shtrenjt në treg. Raportohet se 71vjecar i cili ka qenë kampion i xhudos në Irlande, ka tentuar të largohet në momentin kur policia ka shkuar për t’a arrestuar.
Arrestimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi një person u kap në Rio duke shitur ilegalisht 800 bileta për Lojërat Olimpike. /r.a