“Bild”: Merkel-Cipras, ulërima në telefon
Nata mes të hënës dhe të martës ka qenë e ndezur në linjën telefonike Athinë-Berlin. Sipas gazetës popullore Bild, ka ndodhur një sherr i ndezur telefonik mes kancelares Merkel dhe kryeministrit grek Cipras, ku ka patur edhe “ulërima”, sipas gazetës gjermane. Merkel ka qenë veçanërisht e tërhequr përballë kërkesave greke, duke ju përmabjtur tezës se duhet një borxh i përkohshëm, derisa të përcaktohen trajtat precize të planit të shpëtimit. Një zëdhënës i qeverisë greke hodhi poshtë pretendimet e Bild, duke thënë se biseda ka qenë normale.
Ndërkaq, Cipras u kritikua hapur nga ish-ministri i tij i financave Varufakis, i cili ka rrëzuar projektin e planit të shpëtimit. Sipas tij, npaketa e tretë e ndihmave për Greqinë, për të cilën është gjetur marrëveshja, nuk do të funksionojë. Varufakis i tha BBC se të gjithë ata që e dinë gjendjen e financave greke, e kanë të qartë se ky plan nuk do të funksionojë.










