Me bilbila dhe pankarta në duar, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, duke mos lejuar që të ketë një seancë normale.
“Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet dhe shqetësimet e tyre, jo bilbilat e tyre”-tha kryeparlamentarja Nikoll.
Këtë të hënë është “Java e Gjelëbër”, ku deputetët do të flasin për hallet dhe probelmet e qytetarëve.
Kujtojmë se që prej muajit tetor nuk ka patur asnjë seancë normale, ku mbledhja ka zgjatur më pak se 15 minuta, dhe ligjet kanë kaluar direkt në votim pa asnjë diskutim.