• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci tragjik i një lufte të pashpallur, bombolat e gazit shkaktojnë 1 viktimë dhe 20 të plagosur në 7 muaj

by Java News
29/07/2017 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i vdekur, 2 në rrezik për jetën, 20 të plagosur dhe mbi 4 milionë euro dëm ekonomik është bilanci i 13 shpërthime të bombolave të gazit përgjatë 7 muajve të parë të vitit 2017. Rasti më i fundit i përket zjarri të një ditë më parë ku në Velipojë një resort turistik u përfshi nga flakët dhe shkak ishte bombola e gazit, ndërsa këto ngjarje nuk kanë munguar as në banesa private, pallate, biznese dhe pika shërbimi.

Ekspertizat e hetimeve të prokurorisë kanë nxjerr se dëmi ekonomik përfshin dëmtimet në banesa, biznese, si dhe koston mjekësore të paguar nga shteti për të lënduarit në këtë periudhë dhe në të gjitha rastet ka rezultuar se bombolat ose kanë qenë jashtë parametrave teknik o janë vendosur në shkelje ligjore. Sipas legjislacionit në fuqi bombolat metalike duhet të hiqen nga qarkullimi dhe të zëvendësohen me ato plastike por situate në terren është alarmante ku nuk kanë munguar dhe pasojat.

Vitit 2017 do të niste me një shpërthim në Bilisht në qendrën shëndetësore të këtij qyteti ku bombola përdorej për ngrohje dhe të plagosura mbetën dy infermiere në ngjarjen e ndodhur më 12 Janar. Një javë më pas shpërthimi nga bombola do të transferohej në Bulqizë ku të plagosur nga flakët me djegie e fraktura mbetën disa persona më 19 janar në Cekren të Bulqizës ku flakët përfshijnë banesën e kryeplakut.

Më 15 shkurt 2017 në qytetin e Vlorës, flakët e shkaktuara nga përdorimi i gazit përfshijnë një lokal në lagjen partizani dhe të lënduar në gjendje të rëndë mbetën dy persona. Po në ambientet e një subjekti tregtarë këtë herë në periferi të Tiranës, në Vaqarr më 25 shkurt shpërthimi i bombolës la 3 persona.

Në muajin Mars shpërthimi i bombolës së gazit do të shënohej në Shkodër, ku në lagjen “Nezmi Kryeziu” flakët shkrumbuan kati e dytë të një banese duke u lënduar 2 persona dhe duke shkaktuar viktimën e parë për këtë vit 74 vjeçarin Haki Hoxha.

19 Prill 2017, shpërthimi i bombolës që përdorej për gatim la të lënduar 62 vjecaren në Elbasan duke i djegur asaj shtëpinë dhe duke rrezikuar fqinjët.

15 Maj 2017, në lagjen numër 4 në Korçë shpërthimi i bombolës plagosi 63 vjeçarin me iniciale E.P

1 Qershor 2017, flakët e shkaktuara nga bombola përfshijnë banesat sociale në Tiranë ku një e moshuar shpëtoi fatmirësisht duke u ndihmuar dhe nga fqinjët.

Mbrëmjen e 2 qershorit 2017 nga i njëjti shkak flakët e shpërthimit të bombolës së gazit përfshijnë banesën e dy të moshuarve në Durrës në lagjen 15. Banorët e pallatit numër 52 në rrugën “Muhamet Gjollesha” më 8 korrik 2017 u zgjuan të tmerruar.
Pallati i tyre u trondit por jo nga tërmeti apo një lëndë eksplozive, këtë herë ishte shpërthimi i bombolave në byrektoren që shërben në katin e parë që shkaktoi tmerrin dhe dëmtimet si të kolonave të pallatit ashtu dhe të orendive të tyre shtëpiake.

Flakët në resortin e Velipojës
Pa kaluar pak ditë nga kjo ngjarje që pamjet e shkatërrimit janë të denja për balance lufte, flakët e shkaktuara nga bombolat e gazit u transferuan në resortin turistik Fishta në Velipojë. Në këtë ngjarje bilanci mund të ishte dhe më tragjik, por djegia e 1000 litrave gaz shkaktoi 4 të lënduar, mes tyre dy ende në gjendje të rëndë.

Pasditja e 28 korrikut do të shënonte shpërthimin e dytë, këtë herë në Roskovec të Fierit ku bombola e gazit shkrumboi tërësisht një banesë por fatmirësisht pa viktima. Pak orë më pas, flakët nga bombola përfshinë katin e tretë të një banesë në Lushnje në lagjen “Kongresi”, ku fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu tragjedinë duke shpëtuar personat e një familje.

Next Post
Përpjekjet e Enver Hoxhës që të lidhej me Perëndimin, publikohet dokumenti ‘top- secret’ i CIA-s

Përpjekjet e Enver Hoxhës që të lidhej me Perëndimin, publikohet dokumenti 'top- secret' i CIA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

January 17, 2026
Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

January 17, 2026
Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

January 17, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

January 17, 2026
Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, kush përfiton

Qytetarët dhe bizneset po përballen me një valë shtrenjtimesh/ Ja sa do të rriten faturat e ujit në Kosovë

January 17, 2026
Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

January 17, 2026
I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

January 17, 2026
Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In