Shqipëria ka regjistruar 25 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Prej ditës së djeshme ka një rënie me 6 raste teksa sërish nuk ka viktima.
9 prej rasteve të reja janë zbuluar në Tiranë, 6 në Has dhe nga 3 në Shkodër e Lezhë.
Ndërkohë tek Infektivi po trajtohen 8 pacientë kurse 7 të tjerë janë shëruar plotësisht në 24 orët e fundit.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.
Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4063
Testime totale 875,262
Raste pozitive 132,853
Raste të shëruara 130,125
Raste Aktive 272
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 103
Vlorë 26
Elbasan 26
Kukës 25
Durrës 22
Lezhë 21
Shkodër 17
Fier 14
Berat 11
Korçë 6
Gjirokastër 1