‘Bilanci’ i sigurisë detare, bllokohen 26 mjete lundruese në 1 javë, shpëtohen 28 pushues

Përgjatë një jave, në kuadër të kontrolleve për sigurinë detare, janë bllokuar 26 mjete lundruese për shkelje të ndryshme. Në total, nga Ksamili në Koman, janë kontrolluar 414 mjete.

Konkretisht, janë bllokuar 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike.

Sipas të dhënave të ndara nga Policia e Shtetit, 11 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë prej 100 000 lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 turistë vendas dhe të huaj, si dhe 9 mjete lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: “Mos shkelni perimetrin e sigurisë; Lundroni vetëm në zonat e lejuara; Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.”

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.