• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci i Policisë së Shtetit: 300 mijë bimë kanabis të asgjësuar brenda 2023

by A R
14/12/2023 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 2023 janë asgjësuar rreth 300 mijë bimë narkotike, një pjesë e tyre në fazën e mbjelljes në kubikë. Referuar të dhënave të bëra publike nga Policia e Shtetit, uniformat blu kanë kryer 184 mijë kontrolle, me mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të saj.

“Janë 662 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat 549 janë raste kultivimi e 113 procedime proaktive, duka asgjësuar pothuajse 300 mijë bimë narkotike në zonat më problematike të vendit. Policia e Shtetit ka siguruar rreth 5900 informacione për mbjelljen e fidanëve dhe kultivimin e kanabisit në sera diellore, apo magazina, etj. Janë kryer 184 mijë kontrolle dhe janë mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të Policisë së Shtetit.  Pa dyshim, teknologjia, është ajo që ka shërbyer më së miri, jo vetëm pjesa që lidhet me kontrollin ajror nga Guardia di Finanza, e cila qëndron në thelbin e suksesit, por edhe përdorimi i dronëve. Vitin e ardhshëm ne do të kemi mundësi të bëjmë edhe fotografimet, qoftë me satelit, por qoftë edhe me dronët “Bayraktar”, në mënyrë që të gjitha këto të rrisim sa më shumë kontrollin e të gjithë territorit. Guardia di Finanza, me flotën e saj ajrore por edhe me sistemet dhe teknologjinë e fundit ka qenë prezentë, dhe janë plot 185 orë fluturimi deri më tani, të cilat na kanë dërguar 78 raporte monitorimi Policisë së Shtetit, dhe identifikuar e asgjësuar, përmes kësaj pune të shkëlqyer, plot 107.462 bimë narkotike”, tha Balla.

Në takimin e përbashkët mes Policisë së Shteti dhe Policisë Italiane, ku mori pjesë Amasadori italian Bucci, drejtues të misionit të Guardia di Finanza-s, zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit, ministri Balla tha se lufta kundër drogës mbetet prioritet dhe angazhim kryesor i strukturave të rendit.

“Që nga dita ime e parë në këtë detyrë, kam ngritur shqetësimin se kultivimi i kanabisit është lidhur ndër vite, edhe me përfshirjen e ndonjë punonjësi të Policisë së Shtetit, ndoshta qoftë edhe me një mbyllje sysh, apo me një mosreagim. Koha dhe rezultatet më kanë dhënë të drejtë”, nënvizoi Balla, duke vënë theksin te vetëpastrimi i Policisë si proces që rrit besimin e qytetarëve.

Më tej, ai u shpreh se ka një rritje të nivelit të besueshmërisë dhe të bashkëpunimit mes policisë italiane dhe policisë shqiptare, duke nënvizuar se “Italia, mbetet partneri ynë strategjik, me të cilin kemi një histori të konsoliduar bashkëpunimi”.

“Nuk është e rastësishme, theksoi Balla, që ndër 16 operacione ndërkombëtare që zhvillon aktualisht policia italiane, jashtë Italisë, 14 prej tyre janë me Policinë Shqiptare”.

/a.r

Next Post
Kuvendi miraton ndryshimet në rregullore, 60 ditë përjashtim për deputetët rebelë! Bardhi: Do ta çojmë në GJK; Çuçi: S’kemi asnjë shqetësim

Kuvendi miraton ndryshimet në rregullore, 60 ditë përjashtim për deputetët rebelë! Bardhi: Do ta çojmë në GJK; Çuçi: S'kemi asnjë shqetësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In