Një operacion nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës ka përfunduar, duke çuar në pranga 111 persona, ndërsa 63 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 29 me masë tjetër sigurie.
Operacioni, i shtrirë në kohë përgjatë verës, është përshëndetur edhe nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla shpreh bindjen se operacione të tilla do të intensifikohen.
“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë).
Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.
/a.r