• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci i fshatit në Gramsh që “e zhduku” zjarri: 68 banesa dhe mijëra hektarë të djegura, 231 bagëti të ngordhura

by A R
07/09/2025 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarri shkatërrimtar i 11 gushtit 2025,i cili përfshiu njësinë administrative Skënderbegas në Gramsh, janë publikuar të dhënat e plota që tregojnë përmasat e kësaj fatkeqësie. Sipas raportit zyrtar, 68 banesa janë dëmtuar nga flakët.

Prej tyre,10 janë shkatërruar totalisht dhe kërkojnë rindërtim nga themeli, ndërsa 16 të tjera kanë nevojë për rikonstruksion të pjesshëm. Gjithashtu, 42 banesa të dëmtuara kanë rezultuar të jenë shtëpi sezonale apo të pabanueshme në momentin e ngjarjes.

Përveç dëmeve strukturore, janë shkatërruar edhe pajisje elektro-shtëpiake dhe mobilie të shumta. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te pasuritë e paluajtshme. Nga zjarri janë prekur rëndë edhe bujqësia dhe blegtoria.215 bagëti të imta,9 gjedh dhe 7 njëthundrakë kanë ngordhur si pasojë e flakëve. Ndërkohë, janë djegur plotësisht:

• 44.045 hektarë ullinj,

• 11.028 hektarë vreshta,

• 1.451 hektarë bimë mjekësore,

• 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.

Për sa i përket dëmeve në fondin pyjor, ende nuk ka një vlerësim të saktë. Sipërfaqet pyjore të prekura, kryesisht me pisha, do të verifikohen nëpërmjet pamjeve satelitore, për të përcaktuar saktësisht shkallën e shkatërrimit.

Aktualisht, procesi ka hyrë në fazën e dytë, atë të përllogaritjes së kostove financiare të dëmeve. Bashkitë e qarkut kanë nisur miratimin e fondeve për ndihmë ndaj zonës së prekur, ndërsa qeveria shqiptare ka shpallur mbështetjen e saj për banorët e Skënderbegasit.

Edhe donatorë të shumtë, vendas dhe të huaj kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore duke ofruar ndihmë materiale dhe financiare për familjet e dëmtuara.

Next Post
Viti i ri shkollor / Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

Viti i ri shkollor / Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In