• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci deri tani/Ministrja Xhaçka konfirmon plot 250 pasgoditje të tërmetit, 45 njerëz u shpëtuan

by Java News
26/11/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një bilanc nga tragjedia pas tërmetit deri pasditen e sotme.

Deklarata e plotë e Olta Xhaçkës

Nata që kaloi ka qenë e vështirë dhe e di që sot, shumë qytetarë presin me shqetësim e frikë çdo të sjellë nata e sotme. Lutem per sa me shume gjakftohtësi te jete e mundur per te evituar cdo lëndim qe nuk vjen nga tërmeti por nga paniku.

Ne po bëjmë gjithçka mundemi, po bejme detyrën tone si qeveri per te adresuar situatën e renduar ne zonat te prekura nga tërmeti. I gjithë shteti është në këmbë duke nisur nga ekipet e kërkim shpëtimit, efektivë e ushtrisë e policisë, mjekët, prefektët, kryebashkiakët, deputetët, i gjithe kabineti qeveritar, dhe qindra e qindra qytetare qe jane solidarizuar duke dhene ndihmën e tyre te palodhur e mbështetjen e pakursyer.

Ka patur shumë pyetje sot, sidomos mbi përmasat e dëmeve. Kerkoj mirëkuptimin tuaj, prioriteti ynë, edhe në momentin që po flasim është shpëtimi i çdo jete që mund të shpëtohet.

Është e pamundu ne kete moment, kur të gjitha energjitë janë përqëndruar në operacionet e kërkim – shpëtimit, që të kemi një panoramë të detajuar të dëmeve.

Dëmet janë të mëdha, këtë e dimë. Ky ishte tërmeti më i forte që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm  është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë, shpresojmë me intensitet me te ulet sic eshte trendi, deri ne stabilizimin e pllakave tektonike.

Dua të përsëris edhe një herë apelin, për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar: bëni kujdes e mos hyni në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga njesite e specializuara.

Në respekt të qytetarëve dua të bëj një pasqyrë të situatës së deritanishme por theksoj edhe një herë se, informacioni përditësohet çdo minutë e shifrat mund të ndryshojnë.

Deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. E theksoj se ky bilanc tragjik mbetet ende per tu konfirmuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse te shëndetësisë dhe rendit sipas protokollove te ekspertizës perfundimtare.

Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar nderkohe qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës.

Falë ndërhyrjeve të ekipeve të specializuara, 45 persona kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë nga rrënojat e duke u dërguar për ndihmë mjekësore. Rreth 600 banorë janë lenduar dhe kanë marrë ndihmën pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore.

Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër nderkohe qe qeveria pak minuta me pare e shpalli 27 nentorin dite zie kombetare ne respekt te jetëve te humbura.

2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura (efektivë xhenio, forcat speciale e ato komando), 1 900 efektivë të Policisë së Shtetit jane ne terren dhe gatishmëri te plote, bashke me ekipet e zjarrfikësve të bashkive, dhjetra ekipeve mjekësore dhe qindra qytetarë te cilët janë angazhuar në terren dhe janë në gatishmëri të plotë, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja apo ngritjen e çadrave dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.

Prej disa orësh, ekipeve tona të kërkim shpëtimit, të cilat po punojnë pa ndërprerje në Durrës e Thumanë,  i janë bashkuar mbi 200 efektivë, ekspertët më të mirë të emergjencave civile të ardhur nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Rumania. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Zyrës Rajonale të Asistencës për Fatkeqësitë Natyrore do të asistojnë nevojat në terren. Faleminderit partnereve për solidaritetin!

Paralel me operacionet e kërkim shpëtimit që do të vazhdojnë edhe gjatë natës, që prej prej mesditës së sotme, pranë stadiumit në Durrës dhe fushës së sportit në Thumanë nisi ngritja e 300 çadrave për strehimin e afro 1 mijë banorëve.

Gjithashtu Shtëpia e Pushimit të Ushtrisë në Durrës me kapacitet 200 persona është në dispozicion të banorëve në vështirësi.

Janë 90  palestra në Tiranë, Durrës, Krujë e Lezhë te cilat po pershtaten per te akomoduar familjet e pastreha ne rast nevoje.

Krahas kapaciteteve akodomuese të siguruara nga pushteti vendor dhe ai qendror, jane shume hotele në Vlorë, Durres e Tiranë te cilat, ne shenje solidariteti, kanë ofruar strehim e trajtim për çdo bashkëqytetar në vështirësi.

Orët në vijim do jenë të vështira por solidariteti mes njëri – tjetrit dhe përkushtimi i cdo punonjësi në strukturat e specializuara do ta bëjë më të lehtë përballimin e një situate, që askush nga ne nuk do të donte ta përjetonte. Lutjet tona sot janë për çdo familje shqiptare, dhe ne veçanti per familjet qe kane humbur te dashurit e tyre dhe te gjithë atyre qe i mbijetuan kësaj tragjedie te paparashikuar. Kurajo dhe Zoti qofte me cdo familje shqiptare.

Next Post
Gjendja e emergjencës/ Taulant Balla pret trupat rumune në Rinas. Mbërrijnë avionë edhe nga Turqia dhe Zvicra

Gjendja e emergjencës/ Taulant Balla pret trupat rumune në Rinas. Mbërrijnë avionë edhe nga Turqia dhe Zvicra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In