• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci aktual/ 2 viktima, 12 në gjëndje kritike, ja pamjet e reja të momenteve të tmerrit

by A R
27/05/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditësuar – ora 12:50/ Ngjarjes së rëndë në hyrje të qytetit të Krujës, ku autobusi me besimtarë ortodoksë u përfshi nga flakët, i është shtuar një tjetër viktimë, duke e rritur bilancin aktual në dy persona të vdekur.

Mësohet se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e djegieve. Aktualisht 12 persona janë në gjëndje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter e ambulanca drejt spitalit të QSUT, në repartin e djegie plastikës.

Personat e mbërritur ishin, të paktën sipas informacioneve paraprake, të gjitha të seksit femër… nga pamjet e filmuara nga mediat, shihej se shumë prej personave kishin të djegura tejet të rënda.


…………………

Një autobus me besimtarë ortodoksë është përfshirë nga flakët në Krujë duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 12 të plagosur rëndë. Udhëtimi turistik ishte organizuar nga Kisha ortodokse e Vlorës.

Parapraksiht raportohet se një grua ka humbur jetën.

Autobusi në të cilin udhëtonin besimtarë nga Vlora ka marrë flakë në motor fillimisht dhe më pas është shkrumbuar i gjithi.

Sipas raportimeve paraprake, 10 persona janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë personat e tjerë po trajtohen në spitalin rajonal në Krujë.

Në momentet e rënies së zjarrit autobusi ishte duke ecur përmes qendrës së qytetit të Krujës. Dëshmitarët raportojnë se kanë parë flakët në autobusin në ecje dhe i kanë bërë thirrje udhëtarëve të braktisin mjetin. Vetëm pas këtyre thirrjeve personat në bord konstatuan flakët dhe nisën të dalin në panik.

Vetëm një grua nuk arriti të dalë, duke mbetur e vdekur brenda autobusit që u shkrumbua totalisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve në motor që shkaktoi djegien e autobusit. Forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje, ndërkohë hetimet pritet të hedhin dritë më shumë për ngjarjen.autobusi kruje

Dëshmia e priftit Konstandin, si u përhapën flakët

Pas ngjarjes prifti Konstandin i kishës së “Shën Theodhorit” në Vlorë e cila kishte organizuar udhëtimin dëshmon edhe momentet e rënies së flakëve në autobus.

“Zjarri u përhap me shpejtësi. Filluam të dalim me shpejtësi. Dikush na ndihmoi të thyenim xhamat për dalë. Disa dolën nga dritaret dhe disa nga dera e autobusit. Ishim nisur me destinacion, Krujën, e më pas, Shkodrën, Ulqinin për tu kthyer sërish në Vlorë. Autobusi i përkiste një agjencie udhëtimesh”, tha ai.

Ja sesi është djegur autobusi.. video e marë nga Top Channel.

https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2016/05/videoplayback.mp4

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak.
Më datë 27.05.2016, rreth  orës 11:25, në qëndër   të qytetit të Krujës,  autobuzi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë.
Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar.
Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër.
 Si dhe 12 persona jane  dëmtuar,  të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Aurobuzi ka marë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.
Në vendngjajre ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet.

autobusi kruje

Next Post

Tragjedia e Krujës/ Basha: Ngushëllime familjarëve, bashkohem me lutjet tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In