• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bilanc i hidhur në Kroaci: 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga tërmeti i fuqishëm

by A R
29/12/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë momentet dramatike të shembjes së disa ndërtesave të vjetra në qendër të qytezës së Petrinjës, epiqendra e tërmetit të fuqishëm të magnitudës 6.4 të shkallës Rihter që goditi rreth mesditës Kroacinë qendrore.

last days of 2020 are heartbreaking, just like the rest of that year …
Pray with Croatia.❤️🇭🇷 #Croatia #Earthquake
pic.twitter.com/DcvzK3j0bH

— Shifae 🌸 (@thepolymnie) December 29, 2020

7 janë deri tani viktimat, mes të cilëve edhe një vajzë 12-vjeçare që ishte shtruar në spitalin e qytezës së Shishakut, që ndodhet jo shumë larg epiqendrës, humbi jetën nga shkatërrimi i plotë ndërtesës. Deri më tani flitet për dhjetëra të lënduar, teksa lëkundjet janë ndjerë në një rreze të gjerë deri në brigjet e veriut të Italisë në Adriatik.

Banorët e qytezave pranë epiqendrës ku lëkundjet u ndjenë më shumë, braktisën banesat dhe u dyndën nëpër rrugë. Ekipet e emergjencës zbritën menjëherë në terren për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar. Në ndihmë të tyre u angazhuan rreth 300 trupa ushtarake. Ndërtesa të dëmtuara ka edhe në kryeqytetin Zagreb, ku dëme ka pasur edhe në ndërtesat qeveritare si Ministria e Mbrojtjes. Sapo ndjenë lëkundjet, deputetët ndërprenë seancën dhe braktisën sallën e parlamentit.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri thirrje për përmbajtje dhe të respektohen masat kundër koronavirusit edhe në vendet e hapura. Komisioni Europian premtoi ndihma të menjëhershme për banorët e dëmtuar dhe qeverinë kroate për kapërcimin e kësaj situate emergjente. Centrali bërthamor në Krshko të Sllovenisë u mbyll si masë paraprake nga rreziku i dëmtimeve nga lëkundjet.

Një tjetër tërmet me magnitudë më të lehtë kishte epiqendrën në të njëjtin vend dhe shkaktoi dëme në disa ndërtesa.

Në muajin Mars, Zagrebi u trondit nga një tjetër tërmet i fuqishëm 5.3 i shkallës Rihter shkaktoi dëme të konsiderueshme, i mori jetën një personi dhe lëndoi 27 të tjerë.

Next Post
Astronomët zbulojnë 591 yje me shpejtësi të lartë

Astronomët zbulojnë 591 yje me shpejtësi të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In