• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanc i darameteve të kronikës nga një letër e Borës!

by Agron Gjekmarkaj
12/10/2024 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Bilanc i darameteve të kronikës nga një letër e Borës!

Bora i është drejtuar Kronikes me një leter nga ato që mbetet e kujtohet sa i gjalli frymë të ketë.

Aty ajo qan e shpreh të gjitha darametet (hallet, dertet) e kesaj kohe virane!

I dashur autor i Kronikes,

Mirënjohja vjeterohet e para, na kujton Aristoteli që ishte i mençur sa Erjon Braçe, por që nuk mbathte taka që të dukej më i gjatë, siç i thoshte Jozefina!

Unë ja di kimetin “Kronikes”, falë saj tani me njohin të gjithë në Kuvend e me gjërë, me respektojnë siç me ka hije! Babo Sulltani ynë, i cili priti në ziaretin (viziten) e rradhës, Sulltanin e Turqisë, prej saj më ka caktuar shefe të platformes “Deputeti që duam” per krejt vilajetin dhe Diasporen. Për kete te fundit, Tao bën hamallëqet, unë bëj hatëret.

Aty jeta është jetë e qejfi qejf, respekti respekt e ndera nder! E ke parë si u rri rëndë deputetëve ?! Madje Shalsi shpesh ma bën kafenë turke shqeto me duart e veta e ma sjell hazer xhevap! Unë e pi ngadalë dhe e lë në këmbë të presë per të marrë filxhanin! Ky nuk është ofendim, është hatër qe i bej dhe ai e kupton këtë.

Por ka ardhur koha për një bilanc ! Ja, Mamica ta keputi me 40 ditë perjashtim, se i bëre një sullaco karriges nga brënda jashtë, me urdher të Babos e doren e zonjes Pushka. Edhe pse u ngjit në atë karrige falë portretit që i ndertove në Kronikë, nuk e mbajti dorën qerratesha! Lexonte Babua Kroniken dhe bareste në zyrën me mure fluturash dhe mejtonte ! Aty e kuptoi i uruari që ti po ja nxirrje në shteg per Kryetare dhe ajo ishte e duhura për të zëvendësuar të paqtën Linditë. Megjithëse kur vertiti ai Gaz Bardhi kopaçen në ajer, për t’i rënë murit e kallur datën, (nga nxitimi një qafir tha Dallur Kakën) haram paska qënë ai djalë, që mos i bëftë kurrë dritë shpirti, xhehnem e pastë jetën dhe Allahu i pakësoftë vuxhutin, vura re një gjë, motrani e shoqeni. Disa të paudhe e të paudhë, ngactë dy anët e Mexhlisit, u merziten që kopaçja nuk e zu Mamicen e ngratë, t’ja bënte nurin fertele e mos t’u bënte më karshillek nga lart! T’i mbeste një shënjë, si njeriut që qesh!

Po ishallah, ka dorë prapë e ia terezit!

Si shahite e hollë që jam, po sodis se si personazhet e Kronikes po i hanë kokën njëri-jatrit !

E para e pesoi Margeriti që ti, Kronikan, e pershkruaje si vetmitare e koken mbi re, kur duhej kolektivitet e koka ulur! Ti thoje, jo bluja smerald e gjepura kesodore, kur e thinjura e mjekrres se atij është ngjyra e vetme!

Iku ajo!

Kurbani i dytë u bë Nikoqiri, të cilit ia shkultë Zoti gjuhen se paskesh krahasuar Babon me Sadam Hyseinin, paske sh thënë që është në kapitullin e tretë do të zhdukë opoziten pastaj, në të katertin, ne, bashkëpunëtoret e vet! E paska bërë këtë ngaqë miqtë në tavolinë i thonin frikacak, frikacak dhe ay u tha do ju them një gjë që do deftej trimeri e paska leshuar atë zezonë! Lanet!

Edhe Taos, nën veshtrimin indiferent të Belës, nuk po i zënë më këmbet dhè nga Elbasani në Fier, nga vezir i brëndshem në mamicush parlamenti! Ministrush eksiq! Meqë ra fjala, Bela të ka marrë zët edhe ty, ndaj nuk të ktheu xhevap për dritat e Zejmenit në shenjë proteste ndaj Kronikes!

Damua prej kohesh vertitet në Had dhe ndien nostalgji për Ditmarin, që vertetë i bie qytetit tutje-tëhu me një çantë në shpinë, si turist hungarez, por ka mundesi të shperndajë helm sa t’i dojë zemra per shoket e idealit! Klosi është ngrohtë në xhepin e Babos, si fanti spathi dhe pret ku e hedh ai, po bëreqavers! Ka edhe keq e më keq!

Kostaqi, gjithë ai akademik Harvardi, me një dollap me libra e qitape që i ka shkruar vetë, e pesoi gjithashtu. Ia ndukën spaletat e tupet si brinjet Adamit, duke i thënë sikter nga shef kabineti e lipsu keshilltar, por Babua më ka thënë ta therrasë të sjellë video e gjëra e librat e shkruar tek platforma ime që perzgjedh deputetet! Se Babua nuk harron, i uruari, sado duket sikur nuk e ka mendjen në vogelsira. Po ne fund te fundit, mire e ka Babua: Ç’ka më shumë Vangjeli i Himarës që ka qenë gjithnjë në tavë, nga Kostaqi, që ka edhe gruan nga zemra e shqiptarisë?

Edhe Ogit i ka shkuar mbroth aty ku e lije, në purgator, e herë pas here me një sy në parajsë, ja u bë shefe e Lali Erit, birinxhi ajo! (Një ditë më pyeti në konfidencë, ç’është ky purgatori, dhe me zuri gafil! Mua me ka ndenjur afer në momente solemne, me keshilla e babaxhanllek, ndaj mejtoj se duhet mbeshtetur!

Etilda, ashtu si bletë punëtore, kokëulur e melankolike, me ato fjalimet si tezgjah i Penelopes, falë Kronikes hyri në kryesi! Qesenditë per gezimin e Tezes, lotet e saj të dlirta kur flet Babua, putiri dhe kerma e pjekur, vençja me Termenë, po e mbajnë ministre që Kronika të mos duket kaq ndikuese. Por nuk do të thoja të njëjten gjë per fatin e Anila Denajt, e cila gjithnjë e me shumë identifikohet me subjektet që administron, domatet, patatet, katravecat! Nuk bëre mire që u vure në siklet Arben Pellumbin, ku i the bëji një kritikë Babos, tu thaftë gjuha, tu bëftë saragë në tym, ka gjë per tu kritikuar ai? Beni desh qau, s’u besonte vesheve, desh i ra qielli mbi kokë si topuz!

Edhe Olta ka daramete shumë keto kohë. Kronika ka qënë mjaft e krishterë me të, dukë shkaktuar habira! E ke thënë diku, ti qerrata Kronikan, se kronika ben sevape per personazhet e saj ne dite te veshtira!

Ja ai i alltisë, i betejave që dridhnin femijen në bark të nënes, iku, Çyrbja, Çyrbja, duke shkaktuar mall e brengë tek Eni Xake e Aurora Mara, që e kishin aty pranë si byrazer e hudhër kunder syrit të keq!

E di e di që ti je i hidheruar per burgosjen që Babua e sovjetiku Xhafa, i cili prej 40 vitesh denon njerez, i bënë Salianjit! Kush e thyen monotonine tani, kush na jep shqetesimin e duhur secilit, kush na trazon midenë me thagma, kush, hë me thuaj ti? Kush t’i sjell ty haberet nga Mexhlisi te qoshja e kafenese? Mbete si kuk e qyq!

Dashtë Zoti, deri tek letra tjeter jemi gjallë e nuk na percelloni me tym e flakë! Do të shkruaj prapë per daramete të tjera, nderkohe selam Kryezevendes Liderit Mulit, thuaj një llaf per mua se ai nuk është aq nursez sa duket!

Nderkohë po pate ndonjë haber si i shkoi vizita në Bundestag Jorushit të Tabakeve me ço imza ?

Ejvallah e bëma kabull!

Me respekt,

Bora! D.V.

Next Post
Zbulohet arsenal armësh në një banesë në Athinë, policia zbulon emrin e shqiptarit të “famshëm”: Të lidhura me…

Zbulohet arsenal armësh në një banesë në Athinë, policia zbulon emrin e shqiptarit të “famshëm”: Të lidhura me…

Comments 2

  1. Mark Gjok Ndoi says:
    1 year ago

    Shtat e hije,
    Mënd asnji fije,
    Karabush ishe,
    Karabush je,
    Planc mutit,
    Nesër je…..

    Reply
  2. Na ruajt zoti says:
    1 year ago

    Nuk lexohet… një ironi e stervjetëruar që e përsërit për ndonjë lek

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

February 3, 2026
S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

February 3, 2026
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In