• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilal Kola zbulon skemën: Si u mashtruan ish të përndjekurit nga shteti përmes letrave me vlerë

by Java News
13/07/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afro 3 dekada pas Programit të Pajtimit të parlamentit të parë pluralist, ish të përndjekurit pohojnë se statusi i tyre është fals. Pre e torturave më çnjerëzore, ish të burgosurit e të pushkatuarit që sistemi komunist i cilësoi si terrorist, ende sot nuk kanë marrë pafajësinë e si pasojë as dëmshpërblimin e premtuar.

“Vetting” sjell në vëmendje historinë e Mirush Përmetit, inxhinierit të kënetës Maliqit. Si e ekzekutuan dhe i sekuestruan shtëpinë komunistët për t’ia dhënë Panajota dhe Vasil Konomit.  Hezitimi i familjes për ta kthyer vilën tek Përmetajt në demokraci dhe falja e munguar e bijës së tyre Luljeta Bozo.

Drejtori i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, zbulon skemën e mashtrimit të shtetit për letrat me vlerë. Ai shpjegon zvarritjen e dëmshpërblimit nga qeveritë e majta dhe të djathta, kur sot shumica e ish të burgosurve janë ndarë nga jeta ndërsa e trashëgimtarët janë ende tek kësti i tretë.  Edhe 30 vjet të tjera për dëmshpërblimin total, cilat janë konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit?

Historia e 81-vjeçarit Hasan Demiraj nga fshati Begë i Tropojës që u trajtua si rast i veçantë nga Avokati i Popullit. Pa shtëpi e me 14 mijë lekë pension, ish i përndjekuri kërkoi ndihmë nga 18 zyrtarë të lartë për të marrë lekët e burgut, por i thanë të “presë në radhë”.

Humanizmi e integriteti i klasave politike nuk u gjet as në mbështetjen financiare që i ishte premtuar ish të përndjekurve politikë. Pas miratimit të statusit, e deri në dhjetor të vitit 1997 ata u ushqyen me iluzionin e “lugës bosh” që prodhuan të ashtuquajturat Letra me vlerë.

Instituti i ish të Përndjekurve ka konstatuar se janë dhënë afro 17,5 miliardë lekë bono privatizimi, por, shumica, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë qenë fiktive. Nga bonot që nisën të shpërndaheshin në vitin 2014 u përdorën vetëm një pjesë e vogël e tyre dhe me vlerë shumë herë më të ulët. Pra, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit shuma reale ishte 7,6 miliardë lekë, dhe kjo ishte totalisht e zhvlerësuar. Përpos kësaj, në procesin e strehimit, ndërsa për pjesën tjetër banesat u dhanë falas, për ish të përndjekurit, vlera u zbrit nga bonot e dhëna.

Instituti i ish të Përndjekurve në vitin 2015 mbajti një fushatë 4 mujore në të gjithë vendin, për të mbledhur fotokopjet e letrave me vlerë që familjet e ish të dënuarve dispononin dhe për të vënë shtetin para përgjegjësisë morale në përmbushjen e dëmshpërblimit të kësaj shtrese.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, tallja ndaj ish të përndjekurve përmes letrave me vlerë  vijon ende sot. Ndonëse ato konsiderohen si të pavlefshme, shteti, siç pohon Kola, i njeh ende si pjesë  të dëmshpërblimit.

Ligji nr. 9831/2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist”, pas 14 viteve të gënjeshtërta, rimori misionin e Statusit për përkrahjen financiare të kësaj kategorie. Edhe pse fjalimet verbale të politikanëve i mëshonin një procedure efikase dhe të shpejtë, procesi i shpërndarjes së kësteve nisi të gjejë zbatim vetëm në vitin 2009.   Me këto hapa, në vitin 2019 Kontrolli i lartë i shtetit konstatoi se vlera e detyrimit të shtetit shqiptar ndaj ish të përndjekurve ishte 33,182 milionë lekë, duke shtuar më tej se nëse buxhetimi i këtij fondi do të ndjekë ritme të ngjashme shpërblimi total do të kërkonte plot 32 vjet./abcnews

/m.j

Next Post
Arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, SPAK: Ja shkeljet

Arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, SPAK: Ja shkeljet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In