Vajza e ish-deputetes demokrate Albina Dedës, Ada është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që tërheq shumë vëmendjen me fotot e saj. 19-vjeçarja është komentuar shpesh për look-un e saj, format trupore të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë me fotot ku shfaqet me bikini.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Ada ka postuar një foto ku shfaqet para pasqyrës e veshur me bikini, një fund të shkurtër dhe një xhaketë hedhur krahëve. “Nuk jam e rrëmujshme”, shkruan ajo teksa në foto shihen rroba të hedhura në tokë e në shtrat.