• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Bijtë e një të burgosuri politik. Si u bë Astriti mësues dhe si Kujtimi dha jetën për votat e PD-së!

by A R
10/02/2024 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astriti duket se e ka të vështirë të tregojë për historinë e jetës së tij, për shkak të tragjedisë së madhe.

Astriti dhe Kujtimi do ishin dy vëllezërit e familjes Frangu, arsimtarë, në Lis, nëse nuk do të kishte ndodhur ajo çka shënoi dhe humbjen e jetës së njërit prej tyre, në qendër të fshatit.

Më parë, Astritin e kisha njohur vetëm si mësuesin e historisë, dhe pa ditur asgjë më tepër mbi jetën e tij. Çfarë i kishte ndodhur më herët dhe se cila mudn të kishte qenë arsyeja kryesore për të cilën ai kishte zgjedhur këtë mision në jetën e tij.

Në fakt, kur unë kërkova ta takoj për të bërë një bisedë paraprake, ai pranoi pa hezitim, i lumtur dhe krenar, por gjithashtu nga ana tjetër ndjeva një lloj kyçje në fjalët e tij. Fillimisht rrëfimi i tij po dukej mjaft sipërfaqësor.

Më tregoi se pavarësisht dëshirës, brezi i tij nuk e kishte luksin për tu shkolluar si fëmijët e tij në ditët e sotme. Asokohe edhe pse vullneti dhe dëshira mund të ishte tepër e madhe, mjaftonte që një prej fëmijëve të kishte fituar të drejtën e shkollimit, dhe për të tjerët ky shans ishte zeruar.

Por rasti i Astritit dhe Kujtimit ishte më i vështirë.

Në rrëfimin e tij ai tregon se si një herë një inspektor kishte shkuar në një orë mësimi dhe i kishte bërë mjaft përshtypje inteligjenca e Kujtimit.

-“Bravo, Kujtim Frangu. Kur të mbarosh shkollën e lartë, ti do të bëhesh një profesionist i shkëlqyer në fushën tënde. Po aty ishte edhe drejtori i shkollës, i cili ishte dhe sekretar i organizatës së partisë, i cili i tha në formë vërejtje “Këto punët e kuadrove këtu i dimë ne, dhe jo ju atje lart”. Ai është djali i një të burgosuri politik.”

Kështu që, edhe pse Kujtimi e mbaroi shkollën tetë vjeçare me rezultate të shkëlqyera, nuk iu dha një e drejtë studimi për një shkollë tjetër. Babai i tyre përmendej edhe në librat e diktatorit Enver Hoxha. Kështu tregon Astriti.

Dhe pasi mbaroi edhe të mesmen e përgjithshme, pa një të drejtë studimi, ai u kthye nga Burreli sërish në fshat ku nisi punën në kooperativën bujqësore.

Por vetëm pas shembjes së totalitarizmit, Astriti tregonte se gjërat po ndryshonin për mirë.

Ai tregon se si Kujtimi i priti me entuziazëm proceset demokratike që nisën në vendin tonë, gjatë 1990-ës e në vazhdim.

Në moshën 35-vjeçare, ai thotë se iu fut angazhimit politik, por pa patur asnjë interes për të përfituar ndonjë post.

Me 13 vota pro dhe vetëm 3 kundër ai u zgjodh edhe kryetar i PD-së në zonën e Lisit të Matit.

Dhe në 1991, ai u emërua mësues në shkollën e Lisit. Astriti tregonte se si si e brente ndërgjegja, se si vendin e tij mund ta kishte marrë kushërira e tij.

-Edhe merrte ndonjë lekë, thoshte ai.

Astriti ndërkohë priste të fillonte dhe ai studimet e tij, për tu bërë mësues si vëllai, çka ishte e pamundur, para ’90-ës.

Me rastin e parë, Astriti tregon se arriti të fitojë të drejtën për të studiuar në degën Histori në Universitetin e Tiranës. Studimet I mbylli me sukses e ndërsa priste të ushtronte dhe të drejtën e profesionit.

Jemi në 1997-ën. Shqipëria ishte kaotike, e pastabilizuar. Pritej të zhvilloheshin zgjedhjet, por që ato të ishin të lira dhe demokratike, thotë Astriti, rrethanat tregonin se nuk kishte gjasa.

E në këtë situatë, Kujtimi ishte komisioner në qendrën e votimit në Lis. Sipas Astritit, të gjithë e dinin, që Kujtimi nuk duhet të ishte përfshirë në ato zgjedhje.

Pas votimit, në mbrëmje doli që kishte fituar kandidati I të djathtës. E pas një përplasje me komisionerët e të majtës të cilët kërkonin që të numëroheshin edhe një herë votat,

Nga tensioni ii krijuar si pasojë e përplasjes, rrëfimet tregojnë se është gjuajtur me një armë zjarri, por jo me qëllimin për të vrarë dikë. Megjithatë, ky plumb qorr, i mori jetën Kujtimit, vëllait të Astritit.

-Kur është vrarë Kujtimi, nuk kemi qarë vetëm ne, familja e tij, të afërmit e farefisi, por gjithë lisdanët, kush e ka njohur, thotë ai.

Vite më vonë, Ministria e Mbrojtjes e shpalli atë “Dëshmor të Atdheut”.

Që pas vdekjes së Kujtimit, Astriti vijon të ruajë idealin e demokracisë, ideal për të cilin humbi jetën dhe i vëllai, dhe në fshatin ku u rritën plot peripeci, shkon çdo ditë në shkollë, për t’ju mësuar nxënësve të shkollës nëntë vjeçare e gjimnazistëve, histori.

Nga Bionelda Skonja

Next Post
Njëri për mashtrim, tjetri grup të strukturuar kriminal, arrestohen në Rinas polaku dhe turku

160 mijë shqiptarë u larguan nga vendi në 3 vjet, 85% e tyre emigruan për punësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In