• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

by Ilir Yzeiri
27/06/2025 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të shpjegojnë deri në fund se përse luftojnë popujt kundër njëri-tjetrit. Natyra e luftërave dhe konfliktet mes popujve nuk janë të njëjtë. Por, ajo që duket qartë në konfliktin e përgjakshëm në Lindjen e Mesme dhe që ka nisur sidomos pas 7 tetorit të vitit të kaluar, kur terroristët e Hamasit sulmuan Izraelin dhe shkaktuan një tragjedi të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore mbi hebrenjtë, duket se merr shkas nga mitologjia dhe historia.

Izraelitët dhe palestinezët sot janë viktima të mitologjisë së tyre dhe narrativës biblike e relogjioze po ashtu. E gjitha zë fill nga ajo që njihet si «Toka e premtuar». Po çfarë është toka e premtuar? Toka e premtuar e quajtur Kanaan, është territori që iu premtua Abrahamit nga Zoti, një territor i bekuar ku ai dhe pasardhësit e tij do të krijonin një komb të madh. Ky premtim njihet si besëlidhja e dytë që Zoti ka krijuar me njeriun – e para është ajo që Zoti bëri me Noen – sipas të cilës ai do të bekonte Abrahamin dhe se prej tij do të krijohej një komb i madh që do të trashëgonte këtë tokë.  Toka e premtuar për herë të parë përmendet në librin e Gjenezës (libri i parë i Testamentit të Vjetër, dhe një nga librat e Torahut ose, siç quhen edhe 5 librat e Moisiut).

Abrahami ishte i pafëmijë. Gruaja e tij Sara ishte në moshë madhore, rreth të nëntëdhjetave, sipas Biblës. E pikëlluar që ishte ende pa trashëgimtarë, Sara i jep Abrahamit shërbëtoren e saj, Hagarin. Hagari ishte nga Egjipti. Kështu, Abrahami fjeti me Hagarin dhe i lind një djalë, Ismaeli, ose Ismaili. Më vonë Zoti e bekon edhe Sarën, kështu që edhe ajo lind një djalë, Isakun, nw moshwn 90-vjeçare dhe kur Abrahami ishte 100 vjeç. Këtu, sipas rrëfimit biblik, fillon konflikti. Sara, xheloze për shërbëtoren dhe djalin e saj, i kërkon Abrahamit që të zbojë nga shtëpia Hgarin dhe Ismailin.

Abrahami shqetësohet, por Zoti i shfaqet dhe i kërkon që ta dëgjojë Sarën dhe të zbojë Ismailin bashkë me nënën e tij. Po të vëresh me kujdes, këtu duket se zilia dhe ambicia njerëzore dikton edhe vullnetin e të plotfuqishmit ose e infekton edhe atë.  Hagari largohet bashkë me të birin e mitur në shkretëtirë. E dëshpëruar, e uritur dhe e tharë nga etja ajo vendos që të mos e shohë të birin duke vdekur. Zoti i shfaqet përsëri dhe i thotë të mos dorëzohet, se nga Ismaili do të krijohet një komb i madh. Dhe nga Ismaili u krijua një komb i madh dhe ai njihet si parardhës i Profetit Muhamed. Rajoni që sot njihet si Palestina dhe që përfshin Bregun Perëndimor, Gazën dhe disa zona të Izraelit, ishte pjesë e Kanaan-it, tokës së premtuar, në kohën biblike. Izraelitët dhe palestinezët pretendojnë të dy tokën që përfshin Izraelin modern dhe territoret palestineze.

Ky është motivi dhe një nga arsyet kryesore të konfliktit. Palestinezët kërkojnë njohje dhe të drejta mbi tokën ku jetojnë, veçanërisht në Bregun Perëndimor, në Gaza dhe Jerusalemin Lindor. Izraelitët e konsiderojnë këtë tokë si shtëpinë historike dhe shpirtërore të popullit hebre. Sipas rrëfimit biblik, toka e premtuar u takon pasardhësve të Abrahamit përmes Isakut (izraelitëve), ndërkohë që pretendohet se pasardhësit e Ismailit morën pjesë të tjera të rajonit dhe u shpërndanë në Lindjen e Mesme.

Ndaj edhe Netaniahu para disa ditëve u shfaq te vendi i shenjtë në Jeruzalem si për të rikonfimruar edhe njëherë se ai do të mbajë popullin e tij në tokën e premtuar por me një çmim që askush nuk e di se si do të jetë. Deri tani, këtë premtim biblik po e paguajnë fëmijët e pafajshmë që po vriten e po masakrohen në Gaza.

Next Post
Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In