Bie ndjeshëm numri i të vdekurve me koronavirus në Itali.
Raporti i 24 orëve të fundit rezulton me 165 pacientë që kanë humbur jetën, shumë herë më pak nga java e kaluar.
Edhe numri i rasteve të reja ka rënë. Kështu, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1 mijë e 518 persona.
Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit ka shkuar në 2 mijë e 155.
Duket se Italia po del nga kjo pandemi, edhe pse me kosto të rënda në jetë njerëzore dhe jo vetëm.
/a.r