Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur një 23-vjeçar.
Policia informon se në pranga janë vënë Gilbert Kullolli, 29 vjeç dhe M.K, 18 vjeç, të dy banues në Elbasan
Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohen të kenë kanosur dhe goditur me sende të forta E.A, 23 vjeç banues në Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Kanosja”./b.d