Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Krujë.
Mediat bëjnë me dije se zjarri ka rënë në vendin e quajtur Kodra e Locëve, në një sipërfaqe të mbjellë me pemë dhe është duke u përhapur me shpejtësi për shkak të favorizimit nga era.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.
/e.rr











