• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie “temperatura” e revolucionit opozitar/ Gazetari: Berisha kërcënon Ramën, kur nuk po mund dot Alibeajn!

by Java News
23/09/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në emisionin Java në Dritare TV nga Lorena Fjolla, komentoi zhvillimet politike në vend, fatin e Berishës dhe Metës, gjithashtu edhe qeverisjen nën drejtimin e Edi Ramës!

Ai tha se opozita nuk kishte më asnjë impakt në popull dhe prania e saj nuk e shqetëson fare qeverisjen, përkundrazi ia bënte punën më komode.

“Temperaturat e atmosferës dhe ato të politikës janë ulur në shtator, ndryshe nga sa prisnim. Kishte një pritshmëri për shkak të deklaratave që kanë bërë krerët e opozitës, them krerët sepse opozita tashmë ështe e copëzuar. Edhe protesta e fundit e zotit Meta pavarësisht nga kauza nuk pati një impakt dhe nuk ndikoi fare në qeverisjen e zotit Rama.

Edhe pse qeverisja është duke u përballur me kriza të mëdha botërore ajo vazhdon të jetë në komoditet. Pse? Sepse opozita është e përçarë dhe premtimi i Berishës se pas kaq muajsh çdo gjë do rregullohet, kur po zhvillon mbledhje me 12 deputetë me atë që u duk si një fryme foltoreje, e ngriti në një moment opozitën por tani ka mbërritur në një moment stanjacioni.

Berisha pa mundur Edi Ramën, nuk po mund dot Enkelejd Alibeajn. Kjo është ironia. Berisha nuk arriti ta mbledhë PD. Nuk është Berisha i 2005 apo 2007 apo edhe ’90. Është një Berishë që vazhdon me të njëjtat metoda, me të njëjtën mënyrë, madje dhe me të njëjtët njerëz që të bëjë politikë në Partinë Demokratike, dhe dështimi është në grupin parlamentar, pasi nga 50 në mbledhjen e fundit ishte me 12 deputetë, edhe pse ai pretendon që ka një numër shumë të madh pas vetes.

Ndoshta ka mbështetje të ulët në bazë por me grupin parlamentar për mua Alibeaj ka fituar. Nuk na merr malli për Lulzim Bashën, u mungon vetëm meme-xhinjve ndoshta, por Alibeaj po ngjit më shumë nga Basha, që nuk është i zgjedhur por është i komanduar. PD është mjaftueshëm e ndarë në copëzime, i shtojmë dhe Partinë e Lirisë dhe kjo opozitë pastaj është vërtet në një ditë akoma më të vështirë. Është më problem opozita sesa qeverisja. Opozita sot dhe çështja e oppzitës është çështje kombtare sepse opozita nuk po ngjit, nuk po vë në vështirësi qeverinë.”, u shpreh ai në Dritare TV./m.j

Next Post

Publikimi i dosjes së Meta/Metaj, sqaron kush janë “fëlliqësirat”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In