• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bie ritmi i të ardhurave nga tatimet në dogana, në korrik rritje me vetëm 2.6%

by Java News
17/08/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat nga tatimet e doganat kanë shënuar në korrik ndër ritmet më të ulëta të rritjes përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Financave, në korrik të ardhurat nga tatimet e  doganat ishin 29.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej vetëm 2.6%, larg rritjes dyshifrore të konstatuar përgjatë disa muajve të mëparshëm.

Duke pasur parasysh inflacionin, që në korrik arriti afër 2 përqindëshit dhe rritjen ekonomike që pretendohet nga qeveria se do arrijë afër 3 përqind, zgjerimi real i të ardhurave rezulton t’i jetë kthyer në korrik ritmeve negative (-2.4%), të konstatuara përgjatë vitit të kaluar.

Ecurinë më negative e ka shënuar TVSH-ja, të ardhurat nga të clat në korrik ishin 11.26 miliardë lekë, me një rënie prej 0.6% në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. TVSH është një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi.

Në rënie kanë qenë dhe të ardhurat nga tatim fitimi, me 5.5%, në 1.59 miliardë lekë, një zë ky që në 6 muajt e parë të vitit kishte pasur një performancë mjaft të mirë, duke udhëhequr rritjen e të ardhurave.

Zëri me ecurinë më të mirë ka qenë akciza, me rritje 7.6% në 4.2 miliardë lekë, si rrjedhojë e shtimit të importit të produktekte të akcizës.

Tatimi mbi të ardhurat personale është rritur me 4.5% dhe taksat nacionale dhe të tjera me 91%.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë rritur ndjeshëm me 14.22%.

Të ardhurat jo tatimore janë ulur me 3.6% me bazë vjetore në korrik.

Pavarësisht rezultatit të dobët të korrikut, në total për 7 mujorin të ardhurat nga tatimet e doganat u rritën me 10.3% me bazë vjetore, si rrjedhojë e ecurisë së mirë të muajve të mëparshëm. Gjithsesi, ritmet e rritjes u ngadalësuan, në raport me 12%  për 6 mujorin./monitor/a.k

Next Post

"Jorgo hante këlyshë qensh, bashkepunonte me një 9-vjeçar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In