Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Itali, për shkak të një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku sipas mediave italiane, viktimë ka mbetur Nertil Bushi, i cili u rrëzua nga çatia, ku po punonte.
Lartësia e çatisë ishte 10 metra dhe rënia ka qenë fatale për 27-vjeçarin. Sipas mediave italiane i riu është dërguar me urgjencë në spital po nuk ka mundur të mbijetojë.
27-vjeçari kishte disa ditë që po punonte për rikonstruksionin e çatisë.
Ai jetonte me xhaxhain e tij në provincën e Bibbiena, Empoli dhe po punonte pikërisht me të në momentin kur rrëshqiti nga çatia.
g.kosovari