• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bie në Evropë numri i të interesuarve për gjuhën gjermane

by Java News
01/04/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti holandez Utrecht ka qenë i preferuar për dashamirët e automjeteve në mesin e mësuesve. Atje jo vetëm që kanë gjetur punë si mësues, por janë pajisur edhe me një makinë, nëse kanë vendosur të punojnë në Utrecht. Kjo për faktin se në këtë qytet ka mangësi të mësuesve, sikur edhe në gjithë Gjermaninë. Instituti gjerman “Duitsland Instituut” nuk është i sigurt, që edhe në të ardhmen do të ketë makina për mësuesit e gjermanishtes që shkojnë atje. Por në disa komuna ofrojnë edhe banesa më të lira për mësuesit.

Mësues të gjermanishtes kërkohen jo vetëm në Utrecht, ndonëse numri i nxënësve që në vendet e tjera mësojnë gjermanisht është zvogëluar. Eksperti Albrecht Plewnia nga “Instituti i Gjuhës Gjermane” thotë se anglishtja është shndërruar në gjuhën më të rëndësishme në Evropë. “Shumë njerëz mendojnë se njohja e gjuhës angleze është kompetencë qendrore për punësim. Ata mendojnë se me mësimin e gjuhës angleze e kanë kryer obligimin e njohjes së gjuhëve të huaja.”

Një vendim pragmatik

Deutschland Integration von Flüchtlingen (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)

Shumë njerëz e shohin njohjen e ndonjë gjuhe të huaj si investim në kualifikimet profesionale dhe mendojnë në mënyrë pragmatike, beson Plewnia. “Vendimi se çfarë gjuhe të huaj do të mësojë dikush nuk bazohet tek kriteriet estetike – pra nuk ka lidhje me ate nëse një gjuhë është e bukur. Por njerëzit përcaktohen për ndonjë gjuhë varësisht nga suksesi që u premton.”

Kjo ndërlidhet edhe me mësimin e anglishtes në Evropë. Në Evropë ende ka më së shumti mësues të gjuhës gjermane, por ky numër po zvogëlohet dukshëm vitet e fundit. “Shumë njerëz janë të mendimit se edhe në Gjermani mund të kryesh punë pa ditur gjuhën gjermane. Ata mendojnë se mund të kryesh punë edhe me anglisht.”

Intituti Goethe dhe DAAD pohojnë se ndërkohë është ndalur tendenca e uljes së numrit të mësuesve gjermanë jashtë vendit, por kjo ka të bëjë në radhë të parë me shtimin e interesimit për gjuhën gjermane jashtë Evropës.

Zhvillimet në Evropë

Plewnia thotë se zvoglimi i interesimit për gjuhën gjermane në Evropë do të rezultojë më vonë me zvogëlimin e ofertës për këtë gjuhë. Ai që do të mësojë sot gjermanisht ka më shumë probleme për të gjetur ndonjë kurs adekuat. Kjo ndikon edhe në uljen e mëtejshme të numrit të kurseve. Plewnia mendon se fajin për këtë e kanë zhvillimet strukturore, sepse vitet e fundit në Evropë është zvogluar oferta për këtë gjuhë. Në Holandë nuk ka pothuasje asnjë sektor që merret me gjuhën gjermane, ndaj edhe numri i mësuesve ka rënë. Në Britani të Madhe kemi një zhvillim të ngjashëm. Shumë oferta për gjuhën gjermane në këtë vend janë mbyllur ose do të mbyllen, pas pensionimit të mësuesve të tanishëm.

Deutschland Integration von Flüchtlingen (picture-alliance/dpa/F. Rumpenhorst)

Shumë prej ofertave të mëparshme për gjuhë janë shndërruar në qendra ku ofrohen European Studies apo Cultural Studies. Nga ky fenomen nuk është prekur vetëm gjuha gjermane por edhe të tjerat. “Gjuha franceze ka probleme të njëjta, e të mos flasim për gjuhët më të vogla, të cilat nuk mund të mësohen më fare në vende të tjera.”

Gjendja jashtë Evropës më e mirë

Zhvillimet në vendet jashtë Evropës janë ndryshe. Në këto vende shumë njerëz interesohen për gjuhën gjermane. Në Kinë mësojnë gjermanisht rreth 120.000 kinezë. Në Indi ka rreth 150.000 persona që mësojnë gjermanisht, në Korenë e Jugut  25.000 dhe reth 240.000 japonezë. Zhvillime pozitive janë shënuar edhe në Afrikë. Gjermanisht mësojnë rreth 250.000 egjiptianë, 230.000 kamerunas etj.

Pas valës së fundit të refugjatëve gjuha gjermane po mësohet më shumë si gjuhë e huaj edhe në Gjermani. Shumë refugjatë po përdorin edhe teknikat e reja për mësime, si Apps apo telefonat celularë me programe mësimore. Mjetet teknike me siguri që mund të ndihmojnë, por ekspertët thonë se mësimet klasike të gjuhës ende janë më efikaset. DW

 

/a.meta

Next Post
Vlorë/ Tritoli në lagjen ’10 Korriku’, forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

Vlorë/ Tritoli në lagjen '10 Korriku', forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In