• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë pasi SHBA heq sanksione ndaj Iranit

by A R
11/06/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj tre ish-zyrtarëve dhe dy kompanive iraniane që më parë tregtonin produkte farmaceutike iraniane dhe vitet e fundit ishin në tregun e naftës.

Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit tha se tre individët kishin dëshmuar se “nuk janë më në postet e mëparshme në ente që kanë lidhje me qeverinë iraniane” duke shtuar se nuk ka arsye për të mbajtur në fuqi sanksionet kundër tyre.

Çmimet e naftës në tregun botëror ranë menjëherë të enjten pasi u njoftua nga disa grupe mediatike se ishin hequr sanksionet kundër zyrtarëve iranianë të naftës. Ky fakt tregon se sa peshë ka nafta iraniane në tregun botëror nëse Irani lejohet të shesë naftë lirisht.

Zyrtari amerikan tha se ky hap nga Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja lidhej me përpjekjet për të nxitur kthimin e Iranit dhe të SHBA në parametrat e marrëveshjes bërthamore me Iranin të arritur në 2015.

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë pritet të fillojnë raundin e gjashtë të bisedimeve jo të drejtpërdrejta në Vjenë këtë fundjavë lidhur me mënyrat që mund të shërbejnë për të kthyer dy palët në praktika që përputhen me marrëveshjen bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm për Veprim.

Në bazë të marrëveshjes, Iranit i kufizohet programi bërthamor në mënyrë që të mos i lejohet të sigurojë material për prodhimin e armëve bërthamore. Si shkëmbim, Iranit i ofroheshin lehtësime në sanksionet amerikane, sanksionet e BE-së dhe OKB-së.

Ish-Presidenti Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja në 2018, me argumentin se i ofronte Teheranit lëshime të tepërta për kufizime të pamjaftueshme të programit të tij bërthamor. Administrata Trump reagoi duke vënë sanksione që godisnin rëndë eksportet iranine të naftës.

Irani u kundërpërgjigj duke shkelur kushtet e vëna nga marrëveshja për programin bërthamor.

Presidenti Biden shpreson të negociojë kthimin e dy vendeve në marrëveshje gjë që kërkon diskutime të reja mbi kufizimet që mund të pranojë Irani dhe lehtësimet e sanksioneve që mund të ofrojë Uashingtoni.

/a.r

Next Post
Kriza reale e zgjedhjeve të 2021

Tejkalimi i Berishizmit, si shpëtim për PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In