Aktiviteti fizik dihet që ka shumë benefite në shëndetin e njeriut, por nuk është çelësi për t’u dobësuar apo për të hequr kilet e tepërta.
Një studim i Universitetit të Chicagos tregon se aktiviteti fizik më së shumti çon tek shtimi i peshës sesa tek ulja e kileve.
Në studimin në fjalë, i cili ka zgjatur një vit me rradhë janë marrë 1944 persona të racave të ndryshme.
Në përfundim të studimit u vu re se ata persona që kishin pranuar se ishin në palestër, rezultonin se nuk kishin humbur kile.
Në konkluzion, studiuesit janë shprehur se për kilet e tepërta, relevancën më kryesore e ka dieta dhe jo aktiviteti fizik.










