Një aksident automobilistik është shënuar ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e vjetër e Repsit”. Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se shoferi i një kamioni të ngarkuar me bar ka humbur kontrollin duke rënë 40 metra në humnerë.
Mësohet se nga rrëshkitja e kamionit ka humbur jetën drejtuesi 27-vjeçar, Fatmir Regji.
Drejtuesi i kamionit tip “IFA” ka ndërruar jetë në spitalin e Rrëshenit ndërsa policia ka nisur hetimet për të gjetur shkaqet e humbjes së kontrollit.









