• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bie forca e punës në Shqipëri, ndër më të ultat në Europë

by
16/09/2015 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesëmarrja në fuqinë punëtore në Shqipëri është e ulët në krahasim me rajonin. Në studimin më të fundit të Bankës Botërore mbi tregun e Punës në Shqipëri referohet se, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është e ulët në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku Bosnja paraqitet me nivelin më të ulët 54%, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri është 62 %, ndërsa në vendet e zhvilluara ky tregues është mbi 75%-90%. Të dhënat i referohen vitit 2013.

Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.

Hendeku në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore ekziston mes meshkujve dhe femrave në moshë pune.

Ndërsa 51 për qind e grave marrin pjesë në forcën e punës, për meshkujt ky tregues është 72%.

Studimi vëren se rreth 68 për qind e grave të reja janë joaktive në forcat e punës.

Nga të dhënat e fundit të INSTAT papunësia në Shqipëri është 17.3 % e forcës së punës në tremujorin e dytë të 2015. Por nëse flukset emigrimit do të ishin më të ulta dhe pjesëmarrja në forcën e punës do të ishte ne nivelet e Europës, papunësia ndër shqiptare do të ishte alarmante në kushtet në të cilat po zhvillohet ekonomia aktualisht.

Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010).

Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, me disa shenja të rimëkëmbjes në vitin 2014./Monitor/

Next Post

Kërkesa e Prokurorisë për Gjykatën: Ja pse duhet të qëndrojë në burg Armando Prenga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In