Rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës ka përfunduar. Diferenca mes kandidatëve është 23 vota nga 30 që ka qenë më herët, por rezultati nuk ka ndryshuar.
Edison Memolla nga Partia Socialiste është i zgjedhuri i qytetarëve të Rrogozhinës edhe pas rinumërimit.
Nga këto 23 vota, 2 janë ende në diskutim pasi nuk gjenden në kuti dhe është vendosur të kontrollohet në kutitë e këshillit bashkiak për të parë nëse do të jenë aty.
I gjithë procesi është ndjekur nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Ne kete menyre, pas Elbasanit dhe Kamzes, ka rene dhe alibia tjeter e Berishes per votat ne Rrogozhine./m.j