• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden viziton Izraelin! Paralajmërimi i Iranit: Do të marrim masa kundër Tel Avivit

by A R
17/10/2023 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën, teksa vendi bëhet gati të nisë ofensivën tokësore kundër militantëve të Hamasit në rripin e gazës. Siç bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, Biden do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe do të bëjë të qartë se Izraeli ka të drejtën të mbrojë veten. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të informohet mbi planet e ofensivës tokësore dhe do të diskutojë mbi mënyrën se si Izraeli do të zhvillojë operacionet, duke minimizuar viktimat civile.

“Së pari, presidenti Biden do të rikonfirmojë solidaritetin e SHBA me Izraelin dhe përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë së vendit. Së dyti, presidenti do të përcjellë mesazhin e qartë dhe të pa ngatërrueshëm për çdo aktor, shtet ose jo shtet që të mos përfitojë nga kjo krizë për të sulmuar Izraelin. Së treti, presidenti do të vijojë të koordinohet ngushtë me partnerët izraelit për lirimin e pengjeve, dhe së katërti do të informohet mbi qëllimet dhe strategjinë izraelite të luftës”, tha Blinken.

Sakaq, në paralajmërimin më të fortë deri më tani, Irani që mbështet Hamasin, tha se do të marrë masa parandaluese, siç i quajti, kundër Izraelit gjatë orëve në vazhdim. Besohet se kjo mund të nënkuptojë përfshirjen e milicisë se fuqishme të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani në Liban, e cila ka shkëmbyer zjarr me Tel Avivin gjatë ditëve të fundit. Ushtria izraelite vijon të shkëmbejë sulme ajrore dhe me raketa me militantët në gaza, ku sipas OKB sistemi shëndetësore dhe spitalet po shkojnë ne kolaps.

Sipas autoriteteve palestineze të paktën 49 persona u vranë si pasojë e sulmeve izraelite mbrëmjen e së hënës, duke e çuar në më shumë 2700 numrin total të viktimave në Gaza. Mbi 1300 janë humbjet e jetëve në Izrael, pas sulmit masiv të Hamasit. OKB paralajmëron se mbi 1 milion palestinezë, të shpërngulur nga shtëpitë e tyre, kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe karburant.

/a.r

Next Post
Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In