• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden shënon fitoren e parë legjislative/ Paketa e ndihmës 1.9 trilionë $ merr dritën jeshile nga Shtëpia e Bardhë

by Java News
27/02/2021 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financiare për pandeminë e Covid-19 të presidentit Joe Biden me vlerë prej 1.9 trilionë dollarësh, që synon të ndihmojë bizneset, qeveritë dhe miliona amerikanë të dëmtuar nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Ligjvënësit votuan në linja partiake në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët. Paketa u miratua me 219 vota kundrejt 212 sa ishin kundër. Miratimi i saj e ka vënë presidentin Biden në rrugën për fitoren e tij të parë të madhe legjislative që nga marrja e detyrës më 20 janar.

Paketa e ndihmës do të duhet të miratohet në senatin 100 anëtarësh të ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet demokratëve dhe republikanëve dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris, ka votën vendimtare.

Demokratët, të cilët kanë epërsi të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, argumentuan se paketa është e nevojshme për të ringjallur ekonominë dhe për të luftuar pandeminë COVID-19, që u ka marrë jetën më shumë se 510 mijë amerikanëve. Republikanët kundërshtojnë koston e lartë të projektligjit.

Paketa mbulon kostot e vaksinave dhe pajisjeve të tjera mjekësore dhe siguron 1 mijë e 400 dollarë pagesa të drejtpërdrejta për shumicën e amerikanëve. Ajo siguron gjithashtu lehtësime financiare emergjente për qeveritë lokale dhe shtetërore, si dhe sektorët e biznesit të dëmtuar nga pasojat ekonomike të pandemisë, të tilla si industritë e restoranteve dhe linjave ajrore.

Paketa do të mbulojë edhe shpenzimet për përfitimet e papunësisë dhe lehtësime taksash për amerikanët me të ardhura të ulta dhe familjet me fëmijë, si dhe ofron ndihmë për bizneset e vogla.

Rritja e pagës minimale federale nga 7,25 dollarë në 15 dollarë në orë, është propozuar nga demokratët në versionin përfundimtar të paketës, por nuk ka gjasa të kalojë në senat. Ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit tha të enjten se, sipas rregullit, propozimi duhet të hiqet nga projekt-ligji.

Vendimi nga ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit, Elizabeth MacDonough i detyroi demokratët të kërkojnë rrugë të tjera që propozimi i pagës minimale të miratohet përballë një kundërshtimi të ashpër republikan.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të premten se Demokratët nuk do të heqin dorë nga rritja e pagës minimale federale.

“Nëse nuk kalon për shkak të rregullave të Senatit, ne do të ngulim këmbë… nuk do të ndalemi derisa shumë shpejt ta kalojmë pagën minimale prej 15 dollarësh”, tha ajo në një konferencë me gazetarë.

g.kosovari

Next Post
“Djali dhe burri u sëmurën në të njëjtën kohë”/ Pse disa njerëz në Shqipëri janë të ‘paprekshëm’ nga COVID. Rastet e çuditshme dhe si shpjegohet kjo

"Djali dhe burri u sëmurën në të njëjtën kohë"/ Pse disa njerëz në Shqipëri janë të ‘paprekshëm’ nga COVID. Rastet e çuditshme dhe si shpjegohet kjo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In