Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka njoftuar se Amerika do të ndërpresë statusin e “marrëdhënieve normale të përhershme tregtare” me Rusinë.
Gjatë një konference për shtyp, Biden tha se SHBA së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, “do të shpallin hapa të rinj për të vënë pas murit Putinin, për ta dënuar për hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë”.
Sot konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 16-të të luftimeve, ndërsa bota vazhdon përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë
Këshilli i BE-së vazhdoi diskutimet këtë mëngjes në Versajë për Ukrainën, ndërsa nënpresidentja e SHBA Kamala Harris vazhdon turneun e saj në Evropë dhe niset për në Rumani. Ministri i Bujqësisë i G7 do të takohet për të provuar dhe për të gjetur se si të stabilizohen çmimet e ushqimeve.
Brenda Rusisë, Duma (parlamenti rus) mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar masat për të stabilizuar ekonominë e saj pas sanksioneve të rënda dhe Vladimir Putin do të presë homologun e tij bjellorus në Kremlin, përpara se të telefonojë liderin finlandez./m.j