Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se ‘nuk mund ta lëmë Putin të fitojë në Ukrainë’.
Gjatë fjalës së tij në Kongres, teksa po miratoheshin fonde shtesë për Ukrainën, Biden tha se ‘nëse Putin fiton në Ukrainë, Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s e për pasojë SHBA do të përfundojë në luftë me Rusinë’.
“Unë nuk dua t’i kthej shpinën” Ukrainës, tha presidenti amerikan, duke raportuar se ai kishte konfirmuar mbështetjen e SHBA për Kievin për udhëheqësit e G7.
Por, shtoi ai, “se po mbarojnë paratë”, kështu që Kongresi duhet të veprojë./m.j