• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden në debatin presidencial me Trump, diplomatët reagojnë me tmerr: Nuk e kuptonim dot çfarë thoshte

by Java News
29/06/2024 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jehona e paraqitjes së dobët të Joe Bidenit në debatin presidencial përballë rivalit Donald Trump, vazhdon.

Në diskutime jashtë përfshirë së fundi edhe diplomatë të huaj, të cilët shprehën tronditje për episodin, e ngrenë pyetje mbi pasojat që mund të kishte në këtë pikë rizgjedhja e 81-vjeçarit në krye të Shtëpisë së Baardhë.

“Ndjesia dërrmuese në mesin e mbi një gjysmë duzine diplomatësh nga Europa, Lindja e Mesme dhe Azia me të cilët foli CNN ishte se kjo mund të kategorizohet padyshim si një “natë e keqe për Biden”.

“Realiteti i trishtë është se Joe Bideni është i moshuar, dhe ai, sa vjen e po plaket edhe më shumë. Këtë e pamë të gjithë. Kisha vështirësi të kuptoja se çfarë po thoshte dhe unë anglishten e njoh shumë mirë”, tha një diplomat europian për CNN.

“U shokova. Nuk po i besoja dot syve”, u shpreh për gjigandin mediatik amerikan edhe një diplomat aziatik. Trumpi e hengre te gjalle, u shpreh nje diplomat arab.

Dështimi i Bidenit në këtë debat ishte lajm dite në të gjithë Europën, vazhdon CNN, që vëren sesi presidenti i SHBA-së është kryqëzuar pa dallim nga gazeta me prirje të majtë e të djathtë– madje edhe në Francë, një vend që ndërkohë përgatitet edhe për zgjedhjet e veta të përgjithshme këtë fundjavë.

Hezitimet e Joe Bidenit dhe komentet e zbehta kanë ushqyer frikën edhe të vetë anëtarëve të partisë së tij lidhur me mundësinë reale që 81-vjeçarit t`i besohet drejtimi i SHBA-së edhe për katër vite të tjera.

Vetë insistoi sidoqoftë gjatë një mitingu në Karolinën e Veriut se “nuk debaton më aq mirë si dikur”, por tentoi t`i davarisë frikërat duke theksuar se di sesa ta bëjë këtë punë.

“Mundësia e zgjedhjes në këto presidenciale, nuk është aspak e vështirë. Donald Trump-i do ta shkatërrojë demokracinë tonë. Unë do ta mbroj”, tha Biden.

Sakaq kanë nisur diskutimet edhe për një zëvendësim të mundshëm të tij. Sipas VOA-s megjithatë, do të duhej të ndodhnin disa gjëra për të mundësuar një tranzicion pa probleme.

Biden duhet të tërhiqet me vullnetin e tij e ai nuk ka treguar shenja për këtë. Por edhe nëse do të tërhiqej, delegatët do të duhet të ritovonin kandidatin e ri gjatë Konventës Kombëtare Demokrate, por në këtë pikë procesi do të vështirësohej e zvarritej, ndërsa demokratët do të gjendeshin nën trysninë e afateve për të siguruar regjistrimin e kandidatit të tyre të ri në zgjedhjet në të 50 shtetet amerikane./m.j

Next Post
Aksident i rëndë në Elbasan, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Aksident i frikshëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë: Makina e policisë përplaset me ‘Audin’, plagoset polici e një person tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In