• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden kërkon sanksione të reja dhe ndihmë për ukrainasit në Evropë: Kjo luftë nuk do të përfundojë lehtë ose shpejt

by Java News
23/03/2022 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të mblidhet me aleatët kryesorë në Bruksel dhe Varshavë këtë javë, derisa liderët përpiqen të parandalojnë që lufta e Rusisë kundër Ukrainës të kalojë në një katastrofë edhe më të madhe.

Biden ka frikë se Rusia mund të përdorë armë kimike ose bërthamore derisa pushtimi i saj ngec përballë problemeve logjistike dhe një rezistence të ashpër ukrainase.

Sfidat humanitare po rriten, gjithashtu. Miliona refugjatë janë larguar nga luftimet, kryesisht duke kaluar kufirin në Poloni dhe lufta ka rrezikuar të korrat e grurit dhe elbit të Ukrainës, duke rritur mundësinë e rritjes së urisë në zonat e varfra anembanë globit.

Jake Sullivan, këshilltar i Bidenit për Sigurinë Kombëtare, tha se presidenti do të koordinojë me aleatët për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë. Ai shtoi se Biden po punon në përpjekjet afatgjata për të rritur mbrojtjen në Evropën Lindore, ku më shumë vende kanë frikë nga agresioni rus. Presidenti po synon, gjithashtu, të zvogëlojë varësinë e kontinentit nga energjia ruse.

“Kjo luftë nuk do të përfundojë lehtë ose shpejt”, u tha Sullivan gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Sullivan theksoi se referencat e presidentit rus, Vladimir Putin, për armët bërthamore në fillim të konfliktit janë “diçka për të cilën ne duhet të shqetësohemi”, duke shtuar se Biden do të fliste me aleatët për “përgjigje të mundshme” nëse udhëheqësi rus e ndërmerr atë hap.

Biden do të marrë pjesë, gjithashtu, në takimet e Bashkimit Evropian dhe G7-s, i cili përfshin demokracitë më të pasura në botë.

Më pas ai do të udhëtojë në Varshavë, të premten, ku me zyrtarët polakë pritet të diskutojë mbi krizën e refugjatëve ukrainas. Biden është planifikuar të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda të shtunën./REL/m.j

Next Post

Vendimi/ U shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale, PS mbledh kongresin më 9 Prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In