Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi sot në Ankara se i kupton ndjenjat intensive të qeverisë dhe popullit turk mbi çështjen e predikuesit Fethullah Gulen i strehuar në SHBA dhe i akuzuar nga Ankaraja për puçin e dështuar më 15 korrik.
Biden shtoi gjithashtu se Uashingtoni do të bashkëpunojë me autoritetet turke mbi këtë çështje.
Nga ana tjetët qeveria turke e priti me padurim këtë vizitë të zëvendëspresidentit amerikan, e cila kërkon ekstradimin e ish-imamit, një dosie që ka përkeqësuar shumë muajin e fundit marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s. /r.a