Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar ambasadorin amerikan në Moskë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në prag të ndërprerjes.
Sipas Rusisë arsyeja e përkeqësimit të marrëdhënieve mes vendeve është deklarata e që Biden ka bërë së fundmi , duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin, kriminel lufte.
Deklaratë të cilën Kremlini e quajti të papranueshme dhe të pafalshme nga ana e Uashingtonit./m.j