• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biçikletat në Tiranë, deri në 2030-n do mbulojnë 50 për qind e transportit

by Java News
07/06/2018 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i rrjetit të korsive të dedikuara dhe  ardhja në Tiranë e 4 mijë biçikletave inteligjente Mobike që do të përdoren nëpërmjet smartphoneve, do të nxisë përdorimin masiv të biçikletës, e që do të sjellë ndryshim rrënjësor të mënyrës sesi do të lëvizin qytetarët në Tiranë.

I ftuar në konferencën me temë: “Bashkitë/Qytetet Urbane Inteligjente dhe Industritë e Energjisë Efiçente 2018”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se deri në vitin 2030, rreth 50 për qind e transportit në Tiranë do të ndodhë me biçikletë.  “Kopenhageni ka qenë në avangardë të këtij zhvillimi. Në fakt, ambicia jonë është që deri në vitin 2030 ne të kapim Kopenhagenin, pra 50 për qind e udhëtimeve në Tiranë të ndodhin me biçikletë.

Sot jemi në nivelin 6 për qind, por para një viti ishim vetëm 3 për qind. Do të thotë që pavarësisht se shifrat janë modeste, nëse vazhdojmë me këtë progresion të dyfishimit të lëvizjeve me biçikletë në qytet, falë edhe futjes së risive teknologjik, unë besoj që shumë shpejt do jemi në rrugë të mbarë për të bërë një mini Kopenhagen kur vjen puna te disa nga këto risi”, tha Veliaj.

Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka sjellë sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Sharing”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë prezantoi edhe një sërë nismash që ka ndërmarrë në më pak se tre vite Tirana, e cila jo vetëm që ka rritur transparencën, por njëkohësisht edhe ka modernizuar shërbimet. Veliaj solli shembullin pozitiv të projektit inovativ të rezervimit të një vendi parkimi nëpërmjet telefonit, që ka krijuar lehtësira të ndjeshme për qytetarët, duke shmangur si kontaktin fizik me punonjësit, ashtu edhe ka ulur harxhimin e kohës që kërkohej me mënyrën se si veprohej deri më tani.  “Mbaj mend një nga eksperimentet e para që bëmë për “Tirana Smart City” ishte pagesa e parkingut me celular.

Në fillim fare mbaj mend debatin dhe histerinë që vjen pas çdo ndryshimi të madh. Njerëzit që thoshin, kryetar parkimi ishte falas, tani është bërë me lekë. Ishte vërtet falas se në Tiranë në fakt kemi vetëm 4 mijë vende parkimi në sipërfaqe, ndërkohë që kemi 200 mijë makina? A ishte falas vetëm për 4 mijë të parët që e zinin që në 5 të mëngjesit dhe rrinin 20 orë parkuar, por për 196 mijë makina të tjera kishte kosto dhe jo vetëm që nuk ishte falas, por xhiro, trafiku, ndotja dhe mbi të gjitha ajo që ne shqiptarët nënvlerësojmë, humbja spektakolare e kohës për të gjetur një vend parkimi. Sot ne sapo kemi kaluar 50 % e pagesave që bëhet me celular”, nënvizoi Veliaj.

a.ç

Next Post
Lobimi 1 mln dollarë, Balla: SHBA do nisë hetimin ndaj Bashës

Akuza e Ballës: Basha iku fshehurazi në Gjermani dhe loboi kundër negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In