I ftuar në një intervistë televizive, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ka folur mbi zgjedhjet e 6 marsit.
Biberaj zbuloi se në Durrës kishte ndodhur një fenomen i tillë sa nëse nuk do ta kishte parë me sytë e tij nuk do ta kishte besuar. Ai tha se në zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, PS kishte ofruar zarfe të mbushur me para për të blerë votat.
Sipas Biberajt kjo ishte arsyeja përse Basha u “pensionua” para kohe, sepse nuk arriti të mbronte votat.
“Unë kam qenë në zgjedhjet e 6 marsit në Durrës. Po të mos e kisha parë, nuk do e besoja se çfarë lloj masakre bëhet në zgjedhje. Të gjitha llojet e policisë i kishe aty në 6 mars. Zyra elektorale e PS-së ishte përballë qendrës së votimit. Njerëzit shkonin dhe merrnin zarfin me lekë më pas dilnin dhe votonin.
Prandaj Basha doli në pension të parakohshëm sepse nuk arriti ta bënte ndalimin e kësaj gjëje. Nëse nuk je i zoti të mbrosh votën me çdo mjet atëherë nuk drejton dot opozitën. Nëse do jesh 24 orë në krah të njerëzve, do jesh të nesërmen kryeministër nëse vërtet i mbështet jo të rrish të merresh me pushime”, u shpreh Biberaj.
g.kosovari