Lulzim Basha u zotua këtë të martë se kur të vijë në pushtet do ta anëtarësojnë Shqipërinë në Bashkimit Europian me të drejta të plota. Ai tha se brenda 6 muajve të parë, forca politike që drejton do të bëjë realitet konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë civile, në Forumin për Integrimin, Basha tha se 25 Prilli nuk është thjeshtë një garë elektorale, por një udhëkryq, nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian ose jo.
“Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me mirëqeverisjen. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave. Liberalizimi i vizave ishte rezultat i merituar i reformave transformuese. Në 2 vite e gjysmë u përmbushën 150 kushte… Ne kishim besimin e qytetarëve dhe drejtonim Shqipërinë kur patëm ftesën për t’u anëtarësuar në NATO”, tha mes të tjerash Basha.
/a.r