• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betohen 18 shtetasit më të rinj që marrin shtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana, vendi i 144 kombësive të ndryshme

by A R
08/02/2022 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky vit do të jetë i veçantë, jo vetëm për Tiranën si Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe për 18 shtetasit më të rinj, të cilët u betuan përpara kryebashkiakut Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Qytetarët që zyrtarisht morën nënshtetësinë shqiptare ishin kryesisht nga Turqia, Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Libia.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky është një vit special për Tiranën. “Pavarësisht moshës, ditëlindja juaj me shtetësinë shqiptare është sot. Por, përtej humorit, dua që, pasi kemi kaluar këto situata shumë të vështira, të kemi një kohë për të qenë më shumë bashkë, ku secili prej jush bëhet pjesë e komunitetit të shqiptarëve të rinj e të vjetër”, theksoi ai.

Veliaj nënvizoi se pavarësisht dy viteve të vështira si pasojë e pandemisë, Shqipëria diti që të ngrihet më e fortë se më parë.

“Kanë qenë dy vite shumë të vështira, me tërmetin fillimisht e pastaj me pandeminë, por fakti që keni qenë pjesë e komunitetit tonë në këto kohë të vështira, do të thotë se do jemi edhe më shumë bashkë në ditët e bukura që i kemi përpara. Më vjen mirë që shoh shumë bebusha që na kanë ardhur sot bashkë me prindërit, e ndoshta ata janë bërë shqiptarë përpara jush se kanë lindur këtu, megjithatë më vjen mirë që sot e gjithë familja do të kompletohet dhe dua që t’i uroj mirëseardhjen”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se tashmë në Tiranë jetojnë 144 kombësi të ndryshme nga e gjithë bota.

“Tirana është një vend i 144 kombësive të ndryshme, megjithatë është një gëzim i madh ku një pjesë e këtyre kombësive zgjedhin të jenë përjetësisht tanët, pjesë e këtij komuniteti, shtetas të Shqipërisë, të së njëjtës Shqipëri ku ne ndajmë kombësinë me Skënderbeun dhe me Nënë Terezën”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë lexoi formulën e betimit për 18 shtetasit që kanë fituar shtetësinë shqiptare, të cilët më pas nënshkruan edhe aktin e betimit.

/a.r

Next Post
Dëbora vështirëson lëvizjen / Probleme në zonat malore, mungon energjia elektrike

Dëbora vështirëson lëvizjen / Probleme në zonat malore, mungon energjia elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In