• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

by Mero Baze
12/02/2026 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot para Kuvendit ishin bërë bashkë dy grupe protestuesish, përfaqësues të banorëve të Durrësit që u prishen shtëpitë nga projekti i rikapitalizimit të qendrës historike dhe disa banorë të fshatit Rrjoll në Shkodër që pretendojnë se resorti që do të ndërtohet në Velipojë është në pronë të tyre.

Është pak diabolike kjo përpjekja për të përzier dy çështje që janë tërësisht të ndryshme dhe në thelb njëra kërkesë legjitime për pronën dhe tjetra një traditë e re shqiptare për të gjobitur çdo investim që nis me njerëz që kërkojnë pjesën e tyre.

Banorët e Durrësit kanë të drejtë të dëmshpërblehen me çmim tregu ose t’u garantohet banesa si pronë e patundshme si formë alternative. Këtë ua garanton Kushtetuta. Madje dhe ata që kanë probleme me dokumentacionin duhet të diskriminohen pozitivisht dhe të trajtohen si gjithë qytetarët. Është një çështje që nuk duhet të ketë debat. Interesi publik i ka nxjerrë nga shtëpia dhe qeveria duhet t’u japë atë që meritojnë në kohën e duhur, jo kur të vdesin.

Kurse kjo historia e Rrjollit është si gjithë këto historitë e protestave që nxiten nga OJQ apo portale për të gjobitur investuesit.

Nuk dua të hyj në legjitimitetin e pronës në Rrjoll, pasi njëra palë e ka pronën të regjistruar prej vitesh, kurse ata që pretendojnë se e kanë, nuk e kanë të regjistruar kurrë. Por sulmi nuk është ndaj pronarit të tokës, që ata pretendojnë se ua ka marrë si “myslyman”, por ndaj investimit. Domethënë, duke sulmuar investitorin, nga disa si lidhje e Berishës e nga disa si “oligark” i Ramës, duket qartë që këtu nuk kemi të bëjmë me çështje prone por çështje gjobe.

Për çështje prone sulmohet pronari që ka tokën, nëse munden. Me të mund të shkojnë në gjyqe a në kanun po deshën. Aty e kanë pasur dhe e kanë. Investitori ka kontratë me pronarin legjitim. Sulmi mbi kantierin e punës tregon se nuk kemi konflikt prone por gjobë mbi investimin. Se edhe nëse investimi anulohet, tokën nuk e marrin këta që protestojnë, por e ka ai që e ka.

Tani, me sa duket, ngaqë nuk u funksionoi shumë ky debat mbi pronarin, pasi futën në mes dhe kishat e xhamitë, kanë nxjerrë në skenë “ambientalistët” që thonë se aty nuk duhet të ndërtohet se është kënetë.

E njëjta histori u shfaq dhe në Vlorë, sapo u shfaq Ivanka Trump. Të gjithë u kujtuan befas që një biznesmen problematik vlonjat që jeton në SHBA e paska marrë këtë tokën në mënyrë të padrejtë 30 vjet më parë. Këto tridhjetë vjet shumica e bizneseve në Vlorë kanë ndërtuar mbi tokat e tij, që nga Palasa deri në Vlorë. Sapo shfaqet një biznes i madh i rëndësishëm, shfaqen dhe titujt që na kujtojnë se ky tipi që ua ka shitur tokën e ka marrë padrejtësisht para 30 vjetëve.

Të njëjtat skena inkurajohen kur ndërtohen parqe fotovoltaike, TEC-e dhe gjithmonë janë katër-pesë ambientalistë që u mbushin mendjen fshatrave që këtë që po bën ky biznesmeni mund ta bënit ju. Dhe ata dalin me protesta me pankarta në duar.

Ky është një keqpërdorim i paskrupullt i njerëzve të varfër ndonjëherë dhe të pashpresë nga një tufë hienash mediatike dhe OJQ grabitëse, kryesisht këta që flasin në emër të mjedisit, të cilët në fakt po krijojnë një psikozë antikapitaliste në vend dhe një urrejtje për biznesin, sikur ai është e keqja e madhe e Shqipërisë.

Të vetmit njerëz që punojnë në këtë vend janë biznesmenët. Ata janë 24 orë nën shantazhin e hajdutëve të qeverisë, nën shantazhin e një administrate të korruptuar, nën presionin e pagave të rritura dhe detyrimeve fiskale, nën shantazhin e gjobaxhinjve të medias, nën shantazhin e OJQ spekulative në emër të ekspertizës dhe janë ndërkohë të vetmit që mbajnë Shqipërinë gjallë.

Urrejtja ndaj kapitalit është një sirenë alarmi për një Shqipëri të traumatizuar nga nxitja e një klime mbytëse për bizneset që mbajnë në këmbë kapitalizmin shqiptar. Dhe kur shikon që urrejtjen ndaj kapitalit përpiqen ta kthejnë në kapital politik edhe disa politikanë të rinj që duan t’i dalin zot të “djathtës” shqiptare, e kupton ç’ka bërë komunizmi në trutë e njerëzve në këtë vend.

Nuk di se si do reagojë kjo shoqëri sikur në vend të mos kishte më investime, të mos kishte hidrocentrale të rinj, parqe fotovoltaike, ndërtime, fabrika të reja, linja prodhimi që ndihmojnë ekonominë shqiptare etj. Do ishim një vend skëterrë, me rroga 100 dollarë në muaj, dhe jo me 1 mijë dollarë në muaj mesatarisht sa janë tani.

Por lajm i mirë është që kjo klimë është te një rreth i kufizuar OJQ-sh dhe portalesh dhe nuk është një reagim i shoqërisë shqiptare. Por nëse kjo gjë kthehet në modë, atëherë jemi shumë afër klimës së vitit 1944–1945, kur premtimi për t’u shtypur kokën pronarëve na çoi në një Shqipëri ku ishim të gjithë të barabartë, në mjerimin tonë.

Dhe akoma më e ligë është kjo përpjekja për t’u dukur gjysmë të ndershëm, pra duke bashkuar kauzën e disa qytetarëve që vërtet qeveria u ka borxh pronën e tyre të marrë për interes publik, me kauzën e dikujt që mendon se i takon një tokë që s’ka mundur ta marrë kurrë. Kështu bëhen pis edhe ata që kanë të drejtë, por nuk bëhen dot të drejtë ata që duan të bëjnë pis gjithçka.

Next Post
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In