• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betejat epike të shtatorit që digjen në fund me benzinë!

by Ylli Pata
06/09/2025 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Demokratët amerikanë pësuan një disfatë të rëndë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të shkuar. Ata humbën edhe votën popullore, edhe zonat zgjedhore, edhe shumicën absolute në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe balancën në Senat.

Kjo humbje e demokratëve amerikanë, në shifrat absolute nuk është aq e thellë, por në fund, i kanë dhuruar Donald Trumpit dhe MAGA-s një pushtet të madh.

Disfata shkaktoi një tërmet politik në opozitën amerikane, e cila gjatë fazës së parë të masave alla reality show të Presidentit Trump nuk foli fare. Heshtje totale. Mediat që përgjithësisht përkrahin demokratët folën për “murosje”, arratisje jashtë vendit, e versione të tjera, të cilët nuk ishin krejt të pavërteta. Pasi mjaft eksponentë dhe influencera të këtij krahu politik, morën valixhet e u larguan në shenjë frustrimi ndaj votës amerikane.

Megjithatë, emrat prominentë të Partisë Demokratike të SHBA, përkatësisht senatorë dhe kongresmenë me peshë, nisën të publikojnë disa foto të Town Hall-eve që ata po zhvillonin me zgjedhës së zonave të tyre elektorale, përgjithësisht votues demokratë të njohur, por edhe të paangazhuar. Me kalimin e ditëve, këto foto u bënë virale. Demokratët përpara se të ristartonin politikën e tyre, kryen një shkundje me njerëzit, përkatësisht bazën, ku siç shkruanin mediat e ndryshme amerikane, në çdo takim merrnin dush të ftohtë nga njerëzit.

Nga këto diskutime dolën edhe betejat e para të demokratëve, të cilët tani po përvijohen së bashku me protagonistët e tyre. Duke shfrytëzuar ligjet e SHBA-ve, u përgatitën me qindra padi në gjykatat amerikane për Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Donald Trump. Të cilët janë dekrete që mund të vihen në zbatim menjëherë, pasi nuk prekin buxhetin apo Bill-in siç i thonë amerikanët, të cilin e miraton Kongresi.

Sot, kur jemi në muajin e tetë të administratës Trump, gjykatat amerikane kanë rrëzuar gati 90% të Urdhërave të tij Ekzekutivë. Përkatësisht, opozita ka arritur të fitojë një betejë shhumë të rëndësishme. Beteja e radhës është çështja e emigracionit të paligjshëm, ku Trump ka shumë përkrahje popullore, si dhe bllokimi i ndryshimit të hartës territoriale zgjedhore në Texas dhe California, që mund të prishë balancat kongresuale në zgjedhjet e midtermit.

Në këto beteja kanë dalë dy figura që shikohen nga shumë si dy kandidatët më të kuotuar për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ata janë Gavin Newsom, Govrnatori i California-s dhe JB Pritzker, Governatori i Illinois-it. Të dy nuk përfaqësojnë qendrën politike në SHBA, ata kanë qenë dhe janë pjesë e garderobës klasike të së majtës amerikane.

Tani, beteja duket më e qartë dhe Trump çdo kundërlëvizje apo lëvizje e bën duke llogaritur këtë fakt, e nga palët ka strategji të kundërta që përplasen dhe sjellin herë fitore për njërin e herë për tjetrin. Ka nisur të rihapet me ngadalë makineria e sondazheve, për të matur opinionin, i cili është mjaft dinamik. Kjo është politika në një vend perëndimor, ku sado të ndryshojnë nuancat dhe mënyra, thelbi është po ai. Një lëvizje ringrihet nga mbështetësit e saj për të marrë fuqinë që i duhet pas ringritjes, që të ecë dhe të fitojë.

Duke e kthyer, natyrisht në dimensionin miniaturial të gjigandit që e kemi model, në Shqipëri, shikojmë një panoramë krejt të kundërt.

Opozita jonë, që këtë herë nuk qe monolite ka pasur rezultatet ë ndryshme më 11 maj. Partia Demokratike e Sali Berishës ka pësuar një disfatë të përgjithshme, duke humbur pozicione në çdo qark të vendit. Partia e Lirisë e Ilir Metës thuajse është asgjësuar në territor. Partitë e reja kanë marrë një rezultat jo të keq, duke sjellë në Kuvend katër deputetë. Me probleme e polemika, gjithsesi ky rezultat është një e dhënë ndryshe që i jep pak ajër dhomës me dritare të mbyllura të konglomeratit politik antirama.

Por Sali Berisha, deri tani nuk është drejtuar në bazë për të dëgjuar njerëzit mbi atë që ka ndodhur në fushatë. Ai ka dhënë vetëm “fatva-n” e tij se zgjedhjet u vodhën, e në bazë të këtij “Urdhri Ekzekutiv” po përpunohen lëvizjet e mëpasshme.

Shpërdarja “në seri” i të ashtuquajturit “raport McGonigal” nga media dhe deputet të tij, e ka bërë të lexueshme lëvizjen e radhës së Sali Berishës.

Parlamenti fringo i 11 majit, do të mbushet ndoshta që në seancën e tretë, me tablotë “historike” të koleksionit opozitar nën “mbretërimin” e Edi Ramës. Për ta bërë sa më misterioze, janë hedhur versione “enigmatike” në eter, si për të krijuar një atmosferë suspance alla Big Brother.

Pra, kemi në lojë shumë gjëra: djegien e mandateve, përplasjen e fortë në Kuvend, por edhe “beteja të tjera”. Këto po thuhen pak a shumë nga përfaqësuesit e ekipit berishjan të lidershipit të opozitës.

Thënë kjo, asnjëra nga këto “beteja”, nuk janë gjë tjetër veçse tasat prej silikoni të nxjerra nga frigoriferi, të mbushur me çorbën e vjetër opozitare, të cilën as e ka vënë njeri në gojë. Madje edhe kur sapo kishte dalë nga kazani, jo më tani që është kthyer në një masë xhelatinoze.

Të gjitha tasat e supës frigoriferike janë nxjerrë nga kuzhina e doktorit, ku përveç përbërësve të njohur politike, nuk mungojnë edhe ato gjyqësore, ku më voluminozja është dosja “Partizani”. E cila do të nisë të sërviret mjes-drek- darkë që nga fundi i muajit, kur të nisë procesi penal.

Tasat e supës frigoriferike, nëse do t’i ishin servirur town halle-eve të demokratëve të bazës, do të përfundonin në kosh, pasi ata kanë nevojë për vakte të freskëta, të përgatitura për të fituar.

Sot, për çdo opozitë në Shqipëri situata është sfiduese, ndërkohë që përballë ndodhet një Edi Rama në mandatin e katërt. I cili ka futur në menu-në e tij politike të këtij mandati: anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Rama, nuk e ka më shqetësimin e rrëzimit, apo dobësimit politik të tij, pasi ndodhet në mandatin e katërt, me një mazhorancë më të madhe se çdo herë. Se ç’ndodh pas 4 vjetësh nuk se i intereson shumë, pasi si i thonë e ka ngrënë livadhin e tij politik.

Ndërsa opozita nga ana tjetër, vjen përveçse me peshën e madhe të tasave të çorbës së vjetër, edhe me sfidën e përballjes me betejë politikë të flamurit “BE” të Edi Ramës. Flamur, cili sado që mund të tallet e denigrohet nga aspektin i propagandës, ka nevojë për një kundërbetejë reale politike për ta përballur.

Por PD, nuk se po përgatitet për të përballur me betejë politike Edi Ramën, po për të përballur kalvarin e rëndë gjyqësor të Sali Berishës. Ndaj, doktori ka ruajtur supën e vjetër në frigorifer, që t’ua shpërndajë njerëzve të tij në masa fikse si tip kure, të hedhur nëpër kavanozë dhe etiketa të reja. Efekti i këtij ilaçi tip mjekësie popullore, është ai që kemi parë ndër vite.

Beteja “epike” që në fund mbyllen me një spektakël piroteknik, tip karriket e djegura me benzinë nga Flamur Noka. Natyrisht këto doza do të shoqërohen edhe me vitamina të ndryshme të ardhura nga jashtë dhe kanë mjaft integratorë. Si kjo e MecGonigalit, ka shumë gjasa të sillen edhe të tjera, të cilët ndihmojnë në tretjen e supës së vjetër që ngrohet me mikrovalë para konsumimit…

Next Post
Rrethimi i Rrugës Egnatia me asfalt, kryebashkiaku i Peqinit s’pranon kritikat: Rruga shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës

Rrethimi i Rrugës Egnatia me asfalt, kryebashkiaku i Peqinit s'pranon kritikat: Rruga shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In