• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja politike po rindizet në Parlament

by Plator Nesturi
04/11/2021 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Dinamika në zhvillimet parlamentare zakonisht është dukuri e një klime të shëndetshme demokratike. Ku palët shndërrojnë foltoren e parlamentit si kudhrën në të cilën ndeshen idetë dhe inisiativat politike, ku debatohet për ligjet dhe për rrugët e qeverisjes së një vendi. Nëse e shohim me këtë sy, nëntori ka nisur me një dinamizëm të skajshëm në kuvendin e Shqipërisë, por vështirë të thuash se vjen si rezultat i klimës së shëndetshme demokratike. Aq e dukshme është kjo saqë duhet dhe ndërhyrja e ambasadës amerikane për të ulur gjakrat e të thërrasë krerët e grupeve parlamentare për më shumë tolerancë në bashkëpunimin politik midis opozitës dhe maxhorancës. Vëmendja më kryesore është përqëndruar tashmë në Këshillin e Legjislacionit, ku një seancë u zhvillua dhe gjatë ditës së djeshme ku nuk munguan tonet e përplasjes.

Veçoria e këtij Këshilli që drejtohet nga vetë Kryetarja e Parlamentit, është të marrë në shqyrtim dhe të drejtojë punën për ndryshimet që do ndërmerren në Kushtetutë dhe përcaktimin e reformave që do të kryhen me bashkëpunimin e të dy palëve. Nga ana e maxhorancës si ide fillestare është vetëm shtyrja e kohëzgjatjes së aktivitetit të institucioneve të vetingut, që vjen dhe pas kërkesave të ndërkombëtarëve në funksion të reformës në drejtësi. Nga ana e saj opozita ka shtuar tre kërkesa për reforma dhe që kërkojnë prekjen e Kushtetutës, dhe që kanë të bëjnë me reformën Territoriale, ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Vetingun në Politikë. Në parim është rënë dakort për bashkëpunim midis palëve, ndaj dhe vetë Këshilli i Legjislacionit shërben për të përcaktuar se deri ku dhe në cilat fusha do të bashkojnë votat maxhoranca me opozitën.

Ende nuk ka piketa të shtruara dhe se cilat reforma do të jenë objekt i bashkëpunimit, porse ky moment papërcaktueshmërie duket se po shfrytëzohet për të tjera synime, në garë për të hedhur akuza se cili po bëhet pengesë për reforma. Në fakt akuzat dhe përplasjet janë një mënyrë për ti rënë pragur që të dëgjojë dera, përderisa më shumti i drejtohen një auditori që ndodhet jashtë parlamentit dhe që është pjesë e një beteje brenda llojit. Mbajtja e një diskursi me tone të acarta dhe plot akuza, gjë që vihet re tek përfaqësuesit e opozitës në komisione, është një tregues se objekti nuk është rezultati i punës së komisionit por imaxhi përpara anëtarësisë së demokratëve të thjeshtë që mbeten të hallakatur ende nga përplasja e ashpër që po ndodh në PD, e nga ku nuk mungojnë edhe akuzat se linja e Bashës është e shitur tek maxhoranca.

Në vetvete kemi të bëjmë me një betejë në dy fronte, ku në një anë ndodhet Berisha me falangat e militantëve që e mbeshtesin, dhe nga ana tjetër maxhoranca me të cilën ka betejën natyrale. Në të dyja këto beteja Basha nuk duket se shkëlqen. Përkundrazi. Humbjet rradhazi në betejat zgjedhore kanë qenë një cikël i pandërprerë dhe kanë çuar në rënien e reputacionit dhe besimit tek demokratët. Janë pikërisht këto humbje që janë dhe armiku kryesor i tij dhe jo Berisha. Në kushte normale ish lideri i PD do e kish shumë më të vështirë të thyejë dominancën dhe pushtetin që të jep pozicioni i kreut të partisë. Pra janë një sërë rrethanash që e bëjnë situatën të paprecedentë dhe shumë të rrëshkitshme për fatin e gjithkujt.

E gjithë kjo situatë bën që dhe në parlament opozita të mos arrijë të gjejë vetveten. Të ngresh pa reshtur akuza apo të trashësh zërin ky nuk është tregues inisiative politike. Për më tepër kur edhe amendamentet e paraqitura dhe me të cilat do të duhet ndërhyrja në Kushtetutë, duken qartë që janë disa propozime të bëra në nxitim e sipër dhe të pastudiuara mirë. Dhe kjo tregon papërgjegjësi kur me anë të tyre do të ndryshosh Kushtetutën çka e bën dëmin dyfish. Ky lloj dualizmi ku duke ngritur zërin në komisionet parlamentare mendon se po frikëson Foltoren e Berishës mund të sjellë dhe një efekt tjetër të pakëndshëm. Dobësia nuk do të tolerohet pa fund nga ana e maxhorancës në punimet parlamentare as për hir të hallit që ke me Foltoren. Ndaj dhe qëndrimet e prera dhe bllokuese ndaj kaprioçiove të opozitës do të jenë gjithmonë e më të shpeshta. Këtë dëshmoi dje edhe qëndrimi i socialistëve në një tjetër Komision, në atë të Hetimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërsa komisioni dukej si një plasdarm nga ku opozita të mund të ngrinte pikëpyetje e akuza për menazhimin e zgjedhjeve nga ana e qeverisë, kërkesa e bërë nga deputetët socialistë i thartoi së tepërmi deputetët e opozitës. Në kërkesën që i drejtohej dhe vetë kreut të PD-së, Basha, kërkohej informacion se kur ishin ngritur strukturat paralele për zgjedhjet nga PD, a kish patur dijeni policia për to, cili ishte statusi i tyre dhe mbi çfarë platforme do të operonin në gjithë territorin e vendit. Dihet mirë se çfarë shkaktuan këto struktura paralele në Elbasan dhe ndonëse kemi një të dënuar për vrasje ende nuk ka një përgjegjësi politike për këtë strukturë mbështetëse dhe çfarë ngjau. Ky duket hapi i parë se në parlament debati nuk do bëhet thjesht për debat, as se palët do bëjnë teatër duke akuzuar njëri tjetrin, porse beteja politike do të rindizet. Dhe ky është lajm i mirë.

fjala.al

Next Post
“Në Tiranë do të deklarojmë fitore”/ Dimitrov: Të tërheqim vendet e tjera

"Në Tiranë do të deklarojmë fitore"/ Dimitrov: Të tërheqim vendet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit “Migjeni”

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit “Migjeni”

January 9, 2026
Berisha kalon në delir pas intervistës së Arben Ahmetajt në televizionin e tij: Është guximtar i madh

Berisha kalon në delir pas intervistës së Arben Ahmetajt në televizionin e tij: Është guximtar i madh

January 9, 2026
VIDEO – Iran, protesta të fuqishme/ Më shumë se 50 të vrarë, hiqet interneti! Ja kush i kërkon Trump që të ndërhyjë..

VIDEO – Iran, protesta të fuqishme/ Më shumë se 50 të vrarë, hiqet interneti! Ja kush i kërkon Trump që të ndërhyjë..

January 9, 2026
Tryeza e Berishës, Gjuzi: Forum përtej partive politike! Merkoçi: Propagandë me të njëjtat figura dhe ide!

Tryeza e Berishës, Gjuzi: Forum përtej partive politike! Merkoçi: Propagandë me të njëjtat figura dhe ide!

January 9, 2026
VIDEO-Stuhia e fuqishme përfshin Turqinë/ Kamioni rrëzohet në mes të rrugës..

VIDEO-Stuhia e fuqishme përfshin Turqinë/ Kamioni rrëzohet në mes të rrugës..

January 9, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Arben Ahmetaj te Syri, si pentito apo si shejtan budalla?

January 9, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Altin Dumani merr ‘dritën jeshile’ për një tjetër rol, pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në…

January 9, 2026
VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

January 9, 2026
“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

January 9, 2026
Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In