• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beteja” në Kushtetuese/ Meta bën publike përgjigjet e 72 pyetjeve. Ja si justifikon mungesën në Komisionin Hetimor

by Java News
08/02/2022 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionin i Presidentit ka publikuar sot përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë u tërhoq për vendim dhe brenda 30 ditëve pritet të publikojë vendimin e arsyetuar për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.

Ka qenë zëdhënësi i presidencës që ka njoftuar publikimin e përgjigjeve rreth 24 orë pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta, për shkelje të Kushtetutës.

Presidenti Ilir Meta nuk u paraqit në Komisionin Hetimor të ngritur për ta. Kjo ka qenë edhe një nga pyetjet e bëra nga ana e Gjykatës Kushtetuese, që lidhet me mungesën e tij, për të cilën kreu i shtetit ka dhënë argumentet.

Ju keni refuzuar të merrni pjesë në seancën hetimore, duke pretenduar se keni pasur takime të programuara zyrtarisht me përfaqësues të lartë të vendeve të tjera. A ka ndodhur në praktikën tuaj që të ndryshoni takimet kur e kanë kërkuar rrethanat? A ka qenë ky shkak për mosparaqitjen tuaj në seancat dëgjimore të zhvilluara nga komisioni hetimor dhe Kuvendi?

-Pyetja nuk është korrekte. Presidenti më së pari, asnjëherë nuk ka refuzuar takimin, madje ka kërkuar të dëgjohet nga Komisioni për çështjet ligjore, që nuk zhvillon seancë hetimore, siç ju referoni në pyetjen tuaj.

Lutemi t`i referoheni shkresave të datës 5 dhe 6 maj 2021, të Institucionit të Presidentit, ku ka shprehur gatishmërinë për t`u takuar, diskutuar dhe t`u dëgjuar në Komisionin për çështjet ligjore në datën 10 maj 2021, e duke kërkuar caktimin dhe të orës së takimit. Për më shumë, referojuni shkresave të Presidentit të Republikës nr. 1520/2 Prot., datë 5.5.2021 dhe nr. 1533/2 prot., datë 06.05.2021, dhe qëndrimeve të dorëzuara nga Presidenti i Republikës që në datën 1 korrik 2021 (faqe 88 e në vijim). Komisioni për çështjet ligjore, në funksion të urdhrit politik, komunikoi në mënyrë ultimative me Presidentin e Republikës, duke i kërkuar që për një çështje kaq të gjerë dhe të madhe, të paraqitej në më pak se 20 orë.

Një nga pyetjet qe Presidentit i eshte bere lidhet me deklaratat e qëndrimet e tij në kanalet televizive, në konferenca shtypi, takime, postime në Facebook apo edhe faqen zyrtare në website.

Pyetja: A keni paraprakisht ndonjë rezervë për vërtetësinë e tyre?

Përgjigje: Provat e marra, përmes një procesi të parregullt ligjor, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe rregullat e përcaktuara për këtë qëllim, ashtu siç dhe kemi parashtruar, janë të papërdorshme dhe të pavlefshme. Të gjitha provat që Kuvendi pretendon se ia ka depozituar Gjykatës Kushtetuese, janë marrë përmes një procesi antikushtetues, në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 8891/2002, dhe Rregullores së Kuvendit. Rrjedhimisht, dhe produkti i prodhuar duke u bazuar mbi to, është i pavlefshëm dhe i papërdorshëm. Siç është kërkuar në parashtrimet tona, Gjykata kushtetuese ka për detyrë të shfuqizojë të gjitha vendimet e Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO PERGJIGJET KETU

g.kosovari

Next Post
Me plagë në gjoks, një grua gjendet e pajetë në Fier

Me plagë në gjoks, një grua gjendet e pajetë në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In