• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beteja mes dy ish-bashkëpunëtorëve për t’u bërë mbret i AI, Sam Altman i përgjigjet Elon Musk: Kompania nuk është në shitje!

by A M
11/02/2025 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oferta e papritur e Elon Musk për të blerë OpenAI për 97.4 miliardë dollarë, u refuzua shpejt nga ish-miku i tij dhe shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman.

“Kompania nuk është në shitje, as misioni”, tha Altman për Sky News, ndërsa shtoi se kompania është e hapur për të blerë Twiter-in apo ndryshe “X”. “Megjithatë, me kënaqësi do të blejmë Twitter”, shtoi ai.

Ndërkohë, duke folur për “Bloomberg” nga Parisi, Sam Altman vuri në dukje se qëllimi aktual i Elon Musk është thjesht të pengojë Open AI dhe zhvillimin, ndërsa e përshkruan atë si një “konkurrent i cili thjesht po përpiqet të ketë një pozicion më të mirë për produktin e tij në tregun global”.

Ai theksoi se ajo që është më e rëndësishme sot është se modelet e inteligjencës artificiale do të bëhen sa më të dobishme për njerëzimin dhe mohoi zërat se kompania po ndryshon menjëherë kursin dhe po kalon nga një model falas në një model me pagesë.

Altman u pyet po ashtu nëse ai ishte i shqetësuar që Musk është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit dhe ka të ngjarë të ndikojë tek ai në lidhje me zhvillimet në Inteligjencën Artificiale.

Altman u përgjigj duke thënë se “ndoshta duhet të shqetësohem, por nuk jam”. “Çdo mëngjes kur zgjohem, gjithçka që më intereson është ta bëjmë teknologjinë tonë sa më të përdorshme dhe të dobishme për njerëzit”.

Por, kjo është përplasja e vetme midis dy ish-bashkëpunëtorëve të teknologjisë. Në vitin 2015, Musk dhe Altman themeluan OpenAI së bashku me nëntë sipërmarrës të tjerë të Silicon Valley, ku qëllimi sipas tyre ishte që nga inteligjenca artificiale të përfitojë i gjithë njerëzimi.

Por partneriteti nuk zgjati, pasi tre vjet më vonë Musk u largua pas një lufte nga ana e tij për pushtet.

“Elon donte që ne të bashkoheshim me Tesla-n ose donte kontroll të plotë”, shkroi kompania në një postim në 2024. Kur Altman dhe të tjerët refuzuan të dorëzonin kontrollin, Musk u largua, duke marrë me vete një donacion prej 1 miliard dollarësh, sipas OpenAI.

Next Post
FBI zbulon 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e presidentit Kennedy

FBI zbulon 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e presidentit Kennedy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In