• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e Tiranës, Ermal Hasimja: Si e prita propozimin, reagimet dhe këshillat nga miqtë

by Os De
02/10/2025 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ermal Hasimja, një nga kandidatët e mundshëm të përfolur nga opozita për Bashkinë e Tiranës në një intervistë me Pandi Gjatën në A2 CNN tregoi si e priti propozimin për betejën e kryeqytetit, reagimet dhe këshillat e miqve. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar emri i tij për kandidat, Hasimja tha në A2 CNN se ajo që e ka nxitur për të marrë seriozisht këtë propozim, kanë qenë reagimet e shumta të miqve të njohur e të panjohur, pavarësisht prirjes së tij. 

“Kam marrë një lloj konfirmimi që emrat janë propozuar dhe po diskutohet në forumet përkatëse dhe kjo është gjendja për momentin. Kam patur gjithmonë një prirje gjatë këtyre viteve, por nuk kam ndjerë kushtet e përshtatshme. Nuk kam patur shumë kohë të mendohem e reflektoj për atë që po ndodh. Ajo që më ka nxitur që ta marr seriozisht këtë gjë është reagimi pafund i miqve të njohur e të panjohur që më kanë komunikuar mbështetjen e gatishmërinë për t’u angazhuar, përfshirë edhe shumë njerëz të medias. Dhe kjo ishte një lloj nxitje e inkurajimi”. 

Krahas atyre që e kanë mbështetur ai thotë në A2 CNN se ka patur edhe nga ata që e kanë këshilluar për vështirësinë e kësaj sipërmarrjeje politike. 

“Ka edhe plot nga ata që kanë qenë në pozita të ngjashme me mua apo që do të donin të ishin, që kanë ambicie e dëshirë, por kanë atë merakun se politika të bën pis, por ka nga ata që shprehin vështirësitë e kësaj sipërmarrjeje. Prandaj është e nevojshme të ketë qartësi më të madhe për mua e për këdo që do t’i propozohej kjo lloj sipërmarrjeje”. 

Duke pranuar vështirësitë për shkak të kohës së shkurtër dhe përballë një mazhorance, për të cilën thotë se ka ndërtuar një sistem patronazhist dhe klientelist, Hasimja thekson se diferencën e bën kandidati, teksa shton se opozita ka shanse reale. 

“Koha e shkurtër është sipërmarrje e vështirë për këdo, por dikush duhet ta bëjë. Këto nuk i ndryshon dot por e vetmja gjë që është në dorë të kandidati është integriteti,  bagazhi që ka dhe aftësia për të bërë fushatë. Askush nuk ka vendosur gjë as ata që vendosin, as unë, që do them fjalën përfundimtare. Është e vështirë jo vetëm për kohën e shkurtër, por se shumica ka ndërtuar një sistem patronazhimi e klientelist që është e vështirë t’i mposhtësh dhe mund të gjendesh te paradoksi që njerëzit të pëlqejnë, por votojnë aty ku kanë detyrimin apo ku duan të ruajnë vendin e punës. Vështirësitë janë, por nga ana tjetër konstaton se opozita nëse bëhet bashkë e vetmja gjë që e dallon fitoren nga humbja është kapaciteti i kandidatit për të tërhequr kandidatin gri. Ky është variabli i ekuacionit që duhet të përcaktohet. mendoj që ka shanse reale”. 

Next Post
Kërcënon Putin: Rusia do të ketë një “përgjigje bindëse” ndaj “militarizimit” të Evropës

Kërcënon Putin: Rusia do të ketë një “përgjigje bindëse” ndaj “militarizimit” të Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In